Connect with us

Hi, what are you looking for?

Basketboll

NBA/ Miami fiton ndeshjen e parë të serisë finale të Lindjes, Boston “KO”

Shkon për Miamin sfida e parë serisë së finaleve të Konferencës së Lindjes në NBA. Heat mposhtën 118-107 Boston Celtics duke marrë 1-0 kryesimin. Vendimtare për formacionin e Spoelstra një super periodë e tretë me rezultatin mbresëlënës 39-14 ,si dhe numrat e të papërmbajtshmit Jimmy Buttler, që koleksionoi 41 pikë, 9 rikuperime dhe 5 asiste. Të padobishme 29 pikët e Tatum dhe 24 të Brown për Celtics.

Bostoni, në fakt, e nisi mirë ndeshje, por vuajti mbrëmjen e madhe të Jimmy Buttler. Lideri e Miamit luajti një pjesë të parë shumë të mirë, ku, gjithsesi, ai që spikati ishte Jayson Tatum, që shënoi 21 pikë vetëm në gjysmën e parë të takimit dhe dukej se po udhëhiqte Celtics drejt suksesit.

Formacioni i Spoelstras e nisi pjesën e dytë me një disavantazh prej 8 pikësh (62-54), por pikërisht në rikthimin në parketin e “FTX Arenas” vendosi ndeshjen. Fillimisht një rezultat i pjesshëm sensacional 22-2, që u mundësoi të zotëve të shtëpisë të përmbysnin takimin duke shkuar 12 pikë para. Periodën e tretë pastaj e mbyllën me rezultatin 93-76 me një diferencë prej plot 25 pikësh të këtij fraksioni (39-14) . E kotë tentativa për të rikuperuar nga Celtics, që paguan mungesat e Smart për dëmtim, dhe të Horford, një prej më të mirëve në play off që është prekur nga Koronavirusi.

Përfundoi 118-107 , rezultat që vlen avantazhin 1-0 të serisë në favor të Miamit. Heat mund të shijojnë performancën e madhe të Jimmy Buttler, me 41 pikë , 9 rikuperime dhe 5 asiste, me 12 nga 19 goditjet në total të realizuara dhe një rezultat shumë të mirë realizimi 17 nga 18 në goditjet e lira. Paraqitje vërtet e jashtëzakonshme që zhvleftësoi 53 pikët në total të dyshes kundërshtare, Tatum0-Brown, me këtë të fundit që gjeti “double-double” me 10 rikuperime, përveçse 24 pikëve.

Spoelstra mund të buzëqeshë dhe të shikojë drejt ndeshjes së dytë me më shumë besim, luhet sërish në Florida, në natën mes të enjtes dhe të premtes, me skuadrën e tij që ka shansin për të thelluar avantazhin në 2-0, teksa Celtics shpresojnë të barazojnë serinë dhe të rrëmbejnë faktorin fushë, për t’u rikthyer në TD Garden me një rezultat inkurajues 1-1.

 

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Premier League

Armando Broja mund të përdoret nga Chelsea për të balancuar financat, duke u nxjerrë në shitje. Blutë kanë shpenzuar shuma marramendëse në sesionet e...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...