Connect with us

Hi, what are you looking for?

Basketboll

NBA, Miami në finalen e Lindjes, Lakers marin kryesimin ndaj Rockets!

Këtë herë Milwaukee Bucks pa Giannis Antetokounmpo nuk mund të bënte asgjë. Miami Heat tregoi një provë krenarie në ndeshjen e 5-të play-off mes tyre dhe me meritë arriti të triumfonte duke u kualifikuar në finalen e Konferencës së Lindjes aty ku do të gjejë përballë një mes Boston Celtics dhe Toronto Raptors me skuadrën më të titulluar të NBA që për momentin kryeson 3-2 me ndeshje në duelin mes tyre. 94-103 ishte rezultati i sfidës së 5-të mes Bucks dhe Heats të zhvilluar në HP Field House të Orlandos. Pa Giannis Antetokounmpon i cili e ndoqi të gjithë ndeshjen nga stoli, Miami e kishte më të thjeshtë të fitonte sfidën, një takim i fituar falë paraqitjes së mirë të dyshesh Goran Dragic-Jimmy Butler. Nga 17 pikë shënuan secili, ndërkohë që Butler e ndihmoi skuadrën nga Florida edhe me 10 rebound e 6 asiste. Mori kryesimin 2-1 me ndeshje ndërkohë Los Angeles Lakers që arriti të mposhte në sfidën e tretë Houston Rockets me rezultatin 112-102. Meritat shkojnë të gjitha për dyshen fantastike Lebron James-Anthony Davis të cilët sëbashku realizuan në total 61 pikë. Me 36 pikë 7 rebound dhe 5 asiste, mbreti James ishte basketbollisti më i mirë mbi parket për Lakers, ndërsa Davis spikati me 25 pikë dhe 15 rebound. Nuk mundi të evitonte humbjen skuadra tekase pavarsisht se dyshja Harden-Westbrook koleksionoi në total 63 pikë.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...