Connect with us

Hi, what are you looking for?

Basketboll

NBA, Milwaukee barazon serinë ndaj Brooklyn, falë dyshes Middelton-Antetokounmpo!

Khris Midletton dhe Giannis Antetokounmpo marrin për dore Milëaukee Bucks dhe e udhëheqin drejt një fitoreje të madhe në sfidën e 6-të përballë Brooklyn Nets duke barazuar në 3-3 serinë gjysmëfinale të Lindjes mes tyre, me skuadrën që do të kualifikohet në finale që do të përcaktohet vetëm në duelin e 7-të. Në Fiserv Forum në Wisconsin përballë 16 mijë e 310 spektatorëve Bucks kishin një marsh më shumë duke dominuar sfidën nga fillimi deri në fund. Sfida mori drejtim që në dy periodat e para me Bucks që shkuan në pushim në avantazhin e 10 pikëve.

Në fraksionin e dytë skuadra e Mike Budenholzer e menaxhoi shumë mirë avantazhin duke e thelluar edhe më tepër atë për fitoren finale 104-89. 38 pikë 10 rebound dhe 5 asiste koleksionoi në total Middelton në këtë duel ndërkohë që greku Antetokounmpo spikati me 30 pikë 17 rikuperime poshtë tabelës dhe 3 asiste. Te Brooklyn shkëlqeu i përhershëmi Kevin Durant autor i një paraqitjeje fantastike pasi koleksionoi në total 32 pikë 11 rebound dhe 3 asiste. Ndeshja e 7-të dhe ajo që përcaktojë skuadrën që do të kualifikohet në finalen e Konferencës së Lindjes do të zhvillohet në Barclays Center në Brooklyn.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...