Connect with us

Hi, what are you looking for?

Basketboll

NBA, Milwaukee Bucks ngre “kokë”, rikthehet te fitorja

Kampionët në fuqi u ngritën shpejt pas disfatës në Florida dhe vetëm dy ditë pas humbjes së rëndë me plot 42 pikë me Miami Heat ekipi i Milwaukee Bucks ia doli mbanë për të mposhtur brenda në Teksas skuadrën e San Antonio Spurs. Humbja në Miami ishte deri diku e kuptueshme, duke pasur parasysh mungesat e shumta si dhe faktin që në FTX Arena ndaj Heat trajneri Mike Budenholzer kishte në dispozicion vetëm 10 basketbollistë gjithsej, sidoqoftë për takimin e tretë të sezonit ndaj Spurs franchise nga Wisconsin rekuperoi dyshen Holiday–Hood dhe ndryshimi erdhi menjëherë. Ekipi I drejtuar nga veterani Gregg Popovich u shkëput herët në shifrat 10-3, megjithatë miqtë reaguan shpejt, duke mbyllur fraksionin hapës të ndeshjes me rezultatin e barabartë 32-32. Në periodën e dytë Bucks shfaqën grimca pikërisht nga loja që I coi te trofeu I parë pas plot gjysmë shekulli dhe titulli I dytë në historinë e franchise-t nga Wisconsin, e për rrjedhojë miqtë shkuan në interval me epërsinë 56-52. Në 12’ e tretë Bucks fluturuan deri në +13 pikë, 70-57, por ekipi teksan tregoi karakter, duke u kthyer sërish dhe falë ecurisë së pjesshme 20-4 Spurs morën kryesimin me shifrat 77-74. Ishin faza vërtet shumë të bukura të ndeshjes, me dy skuadrat që këmbyen disa herë momentet e tyre pozitive.

Kështu Milwaukee e mbylli fraksionin e tretë duke udhëhequr 85-81, ndërsa ekipi I San Antonios barazoi shifrat në startin e periodës përmbyllëse në shifrat 87-87. Ky ishte edhe kontakti I fundit mes dy ekipeve, sepse që nga ai moment miqtë u shkëputën për të mos ta kthyer më kokën prapa. Përfundimisht në AT&T Center përpara 14.353 spektatorëve kampionët në fuqi fituan gjithë takimin me rezultatin 121-111, duke u ngjitur në vendin e pestë në Konferencën e Lindjes, me dy fitore dhe një humbje. Këtë herë Bucks ranë në sy për lojën e tyre në grup dhe për hir të së vërtetës Milëaukee e përfundoi takimin me plot gjashtë lojtarë në dy shifra. Spikati Khris Middleton me 28 pikë, ndërsa ylli I ekipit Giannis Antetokounmpo e mbylli mbrëmjen me 21 pikë, 8 topa të rekuperuar dhe 8 asist, në dicka më tepër se gjysmë ore lojë, që qëndroi gjithsej në parket. Në krahun tjetër më të mirët ishin Doug McDermott dhe Keldon Johnson që realizuan respektivisht nga 25 dhe 20 pikë. Pas disfatës në Colorado me Nuggets kjo është humbja e dytë për ekipin e San Antonio Spurs, që e celi sezonin pak ditë më parë me një fitore të thellë në shtëpi ndaj Orlando Magic. Në ndeshjet e tjera bie në sy starti I dobët I basketbollistëve të Los Angeles Clippers, që u mundën brenda në shtëpi nga ekipi i Memphis Grizzlies.

Pas disfatës minimale 115-113 me ekipin tjetër kalifornian të Golden State Warriors finalistët e Konferencës së Perëndimit përsa I përket edicionit të kaluar këtë herë u thyen brenda në Staples Center, ku franchise nga Tennessee triumfoi përpara 16.748 spektatorëve me rezultatin 120-114 dhe në këtë mënyrë dy ekipet nga Los Angelesi pra Clippers dhe Lakers e nisën edicionin e 76 në NBA me nga dy humbje. Ekipi I drejtuar nga trajneri Tyronn Lue e gjeti veten dy herë në epërsinë e 13 pikëve në pjesën e parë, gjithsesi miqtë reaguan pa humbur kohë dhe shkuan në interval me vetëm tre pikë diferencë. Shifrat 66-64 përfaqësojnë edhe avantazhin e fundit të Clippers në këtë ndeshje, sepse Grizzlies u shkëputën ndjeshëm dhe më pas administruan me shumë qetësi epërsinë e krijuar. Lojtari më I mirë I ndeshjes ishte padyshim Paul George, që e përfundoi takimin me double – double, 41 pikë e 10 rebound, ndërkohë në krahun tjetër pesëshja titullare e përzgjedhur nga Taylor Jenkins, Morant – Melton – Jackson – Bane dhe Adams realizoi 107 nga 120 pikët që shënoi në total franchise nga Tennessee, me ekipin e Memphis-it që mori menjëherë kryesimin në Divizionin e Jugperëndimit me dy fitore në po kaq ndeshje. Regjistroi suksesin e parë në këtë edicion gjithashtu edhe ekipi I Dallas Mavericks.

Në këtë mënyrë vetëm dy ditë pas disfatës së rëndë me 26 pikë që pësoi ekipi teksan në Georgia nga Atlanta Haëks Mavs ia dolën mbanë për të triumfuar brenda në Ontario ndaj Toronto Raptors. Drejtuesit e franchise-t teksan zëvendësuan trajnerin e mëparshëm Rick Carlisle me yllin e dikurshëm të ekipit Jason Kidd dhe miqtë u befasuan nga fillimi I vrullshëm I skuadrës kanadeze, që në Scotiabank Arena përpara 19.800 spektatorëve shënoi 16 nga 18 pikët e para të ndeshjes. Avantazhin e parë të sfidës Mavericks e morën në mesin e periodës së tretë dhe më pas ekipi I Dallasit dominoi ndeshjen, për të fituar në fund krejt takimin me rezultatin 103-95, ndeshje ku ylli slloven Luka Doncic iu afrua ndjeshëm një triple – double, teksa e mbylli mbrëmjen me 27 pikë, 9 topa të rekuperuar dhe 12 asist në dicka më pak se 39’ lojë.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...