Connect with us

Hi, what are you looking for?

Basketboll

NBA, Milwaukee mposht San Antonion, Golden State vuan por…

NBA vazhdon të dhurojë emocione, spektakël  dhe gjithashtu surpriza.Milwaukee Bucks ka fituar një ndeshje mjaft të luftuar kundër San Antonio Spurs, me rezultatin 135-129. Udhëheqësi i Bucks ishte i zakonshmi Giannis Antentokoumpo me 34 pikë, 18 topa në tabelë dhe 8 assist, ndërkohë për San Antonion shkëlqeu DeMar DeRozan me 33 pikë dhe 7 assist. Kjo ishte fitorja e 14 për Milwaukee në 19 sfida të luajtura deri më tani.

Pasi mundi Philadelphia 76ers, Cleveland Cavaliers arritën një tjetër sukses surprizë, kësaj rradhe përballë Houston Rockets 117-108. Më të mirët për Cavs ishin Collin Sexton me 29 pikë dhe Tristan Thompson me një double-double, prej 16 pikësh dhe 20 rikuperimesh. Tek teksanët, nuk mjaftoi paraqitja fantastike e MVP së sezonit të kaluar, James Harden, i cili realizoi 40 pikë dhe dhuroi 13 assist.

Fitore edhe për Dallas Mavericks përballë Boston Celtics, me rezultatin 113-104. J.J Barea, i ardhur nga stoli, shënoi 20 pikë dhe dhuroi 8 assist për shokët e tij të Dallas, ndërkohë që edhe Luka Doncic zhvilloi një lojë të mirë, duke realizuar 15 pikë dhe duke dukë dhënë 8 assist. Për Boston, lojtari më i mirë ishte Jayson Tatum me 21 pikë, të cilat ishin gjithsesi të pamjaftueshme.

Fitore mjaft dramatike për Golden State Warriors kundër Sacramento Kings 117-116. Me Kevin Durant dhe Klay Thompson të cilët dukeshin në formën më të mirë, kampionët në fuqi të NBA arritën një sukses të rëndësishëm, kundër një prej skuadrave suprizë të kampionatit deri më tani. Ish-lojtari i Oklahomas shënoi 44 pikë, morri 13 topa në tabelë dhe dha 8 assist, ndërkohë Thompson realizoi 31 pikë.

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...