Basketboll

NBA, Milwaukee nuk e përballon dot presionin, Toronto një fitore larg historisë!

Milwaukee Bucks nuk e mban dot presionin e të qenit skuadra favorite për të shkuar në finalen e madhe të NBA në Konferencën e Lindjes dhe pëson humbjen e 3-të rresht ndaj Toronto Raptors që është vetëm një fitore larg historisë. Skuadra kanadeze triumfoi brenda në Wisconsin në ndeshjen e 5-të finale të Lindjes duke marrë kryesimin e serisë në 3-2 me ndeshje dhe tashmë do të kërkojë të mbyllë llogaritë për titullin e konferencës që do ishte i pari nëse e fiton në historinë e skuadrës kanadeze. 99-105 në favor të Raptors ishte rezultati që prodhoi sfida e luajtur në Fiserv Forum, në një ndeshje ku diferencën e bëri ylli i Torontos Kawhi Leonard, autori i një paraqitjeje të shkëlqyer me 35 pikë 9 asiste dhe 7 rebound.

Perioda e parë foli e gjitha për vendasit me Bucks që pas 12 minutave të para kryesonin me rezultatin 32-22, por atëherë kur të gjithë menduan se Milwaukee do ta kishte shumë të thjeshtë të merrte fitoren e tretë në shtëpi në këtë seri, erdhi edhe reagimi i kanadezëve të cilët filluan të rikuperonin pikë të rëndësishme në periodën e dytë dhe të tretë për të bërë ligjin më pas në periodën e 4-t dhe atë të fundit dhe për të marrë një fitore që afron gjithnjë e më shumë me finalen e madhe të NBA. Poshtë pritshmërive Giannis Antetokounmpo që gjithsesi ishte basketbollisti më i mirë mbi parket për Bucks me 24 pikë 6 asiste dhe 6 rikuperime poshtë tabelës. Te Raptors ndërkohë përveç Leonard spikatën edhe VanVleet me 21 pikë dhe Kyle Lowry me 17 pikë.

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency