Connect with us

Hi, what are you looking for?

Basketboll

NBA minierë parash, ja cilat janë skuadrat më të pasura

Sipas klasifikimit të përvitshëm të Forbes, vlera mesatare e 30 skuadrave të NBA është rritur me 14%, duke arritur mesatarisht 2,1 miliardë dollarë për skuadër (kjo vlerë është rritur me 6 herë në 10 vitet e fundit).

Rritja nuk është ndalur, e nxitur nga të ardhurat e brendshme (jo vetëm të drejtat televizive dhe sponsorizimet e reja, por edhe stadiumet e reja që janë përuruar në vitet e fundit), pavarësisht disa problemeve të kampionatit.

Klasifikimi i skuadrave më të pasura të NBA

Për të pestin vit me radhë, në krye të franchise me vlerën më të lartë mbeten New York Knicks, e cila vlen 4,6 miliardë dollarë, +15% më shumë krahasuar me një vit më parë. New York Knicks është klubi i dytë sportiv më i pasur në SHBA, pas Dallas Cowboys në NFL.

Los Angeles Lakers renditen në vend të dytë (4,4 miliardë dollarë, +19%). Në vend të tretë, Golden State Warriors që vlejnë 4,3 miliardë dollarë, +23% krahasuar me sezonin e kaluar. Ekipi është në pritje të impaktit të përurimit të stadiumit të ri, Chase Center në San Francisko, sezonin e kaluar. Investimi kapi vlerën rreth 1 miliard.
Skuadrat finaliste sezonin e kaluar janë rritur në mënyrë të veçantë. Përveç Warriors, vlera e kampionëve në fuqi, Toronto Raptors është rritur me 25% në 2,1 miliardë dollarë.


 

Të ardhurat e ekipeve të NBA

Me vlerën rriten njëkohësisht edhe të ardhurat. Në total, të ardhurat e 30 skuadrave në sezonin 2018 / 19 arritën në 8,7 miliardë dollarë, në rritje me 9,5% krahasuar me 8 miliardë në sezonin 2017 / 18.
New York Knicks është ekipi me qarkullimin më të lartë, me 472 milionë dollarë. Në vend të dytë, Golden State Warriors (440 milionë), në të tretin Los Angeles Lakers (434 milionë) dhe Houston Rockets, në vend të katërt (348 milionë).

Rritjen më të madhe e kanë shënuar Milwaukee Bucks, nga 204 në 283 milionë dollarë (+38,7%): në krah të tyre, Toronto Raptors (+21,5%, nga 275 në 334 milionë), Portland Trail Blazers (+16,7%, nga 246 në 287 milionë) dhe Atlanta Hawks (+16,7%, nga 215 në 251 milionë). Cleveland Cavaliers është i vetmi ekip me rënie të të ardhurave, -0,7% nga 302 në 300 milionë dollarë.

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Champions League

Borussia e Dortmundit në gjysmëfinale të Championsit. Skuadra gjermani bëri mrekullinë në ndeshjen e kthimit ndaj Atleticos së Madridit, të cilin e mposhti 4-2,...