Connect with us

Hi, what are you looking for?

Basketboll

NBA, moment i “artë” për Golden State dhe Miami Heat, fitojnë dhe Bucks e City Thunder

Vijon momenti i mirë për Golden State Warriors. Skuadra nga Oakland mposhti me rezultatin 105-96 Phoenix Suns në Oracle Arena duke regjistruar fitoren e 4-t rresht. Suksesi i 9-të sezonal për Warriors që nëse vazhdojnë me këtë ritëm do t’i largohen fundit të renditjes në Perëndim dhe do të rikthehen në garë për një vend në fazën play-off. D’Angelo Russell me 31 pikë 5 rebound dhe 6 asiste, ishte më i miri mbi parket për Golden State, ndërkohë që miqëve nga Arizona nuk u mjaftuan 34 pikët e realizuara nga Booker. 4 fitore rresht bëri edhe Miami Heat falë suksesit të ngushtë 113-112 ndaj Indiana Pacers në American Airlines Arena. Një fitore në sekondat e fundit ajo e Miamit falë edhe 20 pikëve të realizuara nga ylli i ekipit Jimmy Butler. Kjo ishte fitorja e 23-të për Miamin në 31 takime ndërkohbë që Indiana pësoi disfatën e 11-të. U rikthye menjëherë te suksesi Milwaukee Bucks që thelloi krizën e Atlanta Hawks. Në Georgia Atlanta pësoi humbjen e 9-të radhazi këtë herë me shifrat e thella 86-112 teksa diferencën për MilWaukee Bucks e bëri Middleton me 23 pikë, por lajmi i keq për kryesuesit e konferencës së Lindjes ishte dëmtimi i Giannis Antetokounmpo pas vetëm 6 minutash lojë. Një fitore të madhe pas kohës shtesë me shifrat 102-104 mori Oklahoma City Thunder në transfertën ndaj Charlotte Hornets. Një sukses i vështirë për City Thunder ku diferencën e bëri kanadezi Gilgeous-Alexander me 27 pikë.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...