Connect with us

Hi, what are you looking for?

Basketboll

NBA/ Në Perëndim humbin kryesueset, Clippers fiton derbin e Los Angelesit

Houston Rockets është përfshirë nga një ‘hemorragji’ humbjesh, teksa në Washington pësoi të 5-tën radhazi. Skuadra që për pak ditë kryesoi edhe renditjen në Konferencën e Perëndimit, u mposht me rezultatin 121-103 nga Wizards, në një sfidë ku vendasit dominuan në pjesën më të madhe të lojës. Rockets vuajtën formën jo të mirë të Harden, që shënoi vetëm 20 pikë dhe 4 asiste në këtë takim, ndërsa më i miri i ndeshjes ishte Porter i Washingtonit me 26 pikë, 7 asiste dhe 6 rikuperime.

Edhe kampionët në fuqi, njëkohësisht kryesuesit e Konferencës së Perëndimit, Golden State u mposhtën në shtëpi me rezultatin 100-111 nga Charlotte Hornetts. Me 29 pikë, 7 asiste dhe 13 rikuperime, Howard i Charlotte ‘eklipsoi’ Kevin Durantin, që u ndal në 27 pikë, 6 asiste dhe 4 rikuperime.

Kanadezët e Toronto Raptors u rikthyen te fitorja, pas 2 humbjeve radhazi. Ata mposhtën Atlanta Hawks me rezultatin 111-98, duke dominuar bindshëm veçanërisht gjysmën e parë të takimit. Prince i Atlantës shkëlqeu me 30 pikë, 1 asist dhe 10 rikuperime, por nuk arriti të ndihmojë skuadrën e tij për të fituar, ndërsa për Raptors, DeRozan regjistroi 25 pikë, 5 asiste dhe 1 rikuperim.

Anthony Davies, DeMarcus Cousins dhe Jrue Holiday shënuan plot 88 pikë, 13 asiste dhe 27 rikuperime së bashku, por nuk arritën të orientojnë drejt fitores New Orleansin. Pelicans u mposhtën me rezultatin 120-128 nga Dallas Mavericks dhe prishën serinë prej 4 fitoresh radhazi.

Mjaft i luftuar ishte edhe derbi i Los Angelesit, mes Lakers dhe Clippers, fituar nga këta të fundit me rezultatin 106-121. Gjithçka u vendos në pjesën e parë të sfidës, ku Clippers, të udhëhequr nga forma e mirë e Griffin me 24 pikë, 6 asiste dhe 6 rikuperime, triumfuan me rezultatin 35-22. 3 pjesët e tjera ishin mjaft të balancuara, por Lakers u duk e pafuqishme të rikuperojë diferencën e pjesës së parë.

Në takimet e tjera, Miami Heats u mposht nga Brooklyn Nets me rezultatin 87-111, Phoenix triumfoi 111-101 ndaj Sacramentos, Milwaukee fitoi në Oklahoma me rezultatin 97-95 dhe Chicago iu imponua Indianas me rezultatin 119-107.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...