Connect with us

Hi, what are you looking for?

Basketboll

NBA në zi, ndërron jetë “Mbreti i Unazave”

NBA, në zi pas ndarjes nga jeta në moshën 88-vjeçare të një prej lojtarëve më të mirë të historisë së kampionatit më të bukur në botë të basketbollit. Deri më sot, Bill Russell (i lindur në vitin 1934) është lojtari me më shumë unaza në NBA: gjithsej 11. I gjatë 2.08 metra, ai luante në pozicionin e qendrës dhe ishte lideri i Celtics që fituan 11 kampionate në 13 vjet.

Pesë herë ai u shpall MVP i sezonit të rregullt në NBA, ai ishte gjithashtu rikuperuesi më i mirë i vitit katër herë, por pavarësisht këtyre arritjeve individuale ai u zgjodh vetëm tri herë në formacionin më të mirë të NBA-së.

“The Hawk”, siç quhej Russell, ka qenë një nga rikuperuesit dhe bllokuesit më të mirë në historinë e NBA-së. Në total ai ka kapur 21 620 topa dhe së bashku me Wilt Chamberlain, janë të vetmit lojtarë që kanë shënuar 50 ose më shumë “rebound” në një ndeshje. Në aspektin sulmues nuk u dallua si në mbrojtje, por karrierën e mbylli me 14522 pikë.

Emri i tij është në “Hall of Fame” të Basketbollit që nga viti 1975. Vitin e kaluar, konkretisht në shtator, ai hyri sërish në “Hall of Fame”, por këtë herë si trajner, diçka që e kanë arritur vetëm katër persona: John Wooden, Lenny Wilkens, Bill Sharman dhe Tom Heinsohn.

 

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...