Basketboll

NBA/ Nikola Jokic MVP i sezonit, shifrat e talentit serb

Nikola Jokic u shpall MVP i sezonit të rregullt në NBA, duke u bërë njëherësh edhe i pari lojtar nga Serbia apo vendet e Ish-Jugosllavisë që meriton një çmim të tillë. Basketbollisti nga Krahina Autonome e Vojvodinës u kurorëzua në këtë mënyrë me çmimin më të lakmuar individual të kampionatit më spektakolar në rruzull, duke u bërë njëkohësisht edhe lojtari i parë në historinë e franchise-t nga Colorado që shpallet si MVP në “regular season”.

2.11 metra i gjatë, kapiteni i Denver Nuggets u shpall me diferencë si basketbollisti më i mirë i sezonit të rregullt, duke patur koeficientin më të lartë të efikasitetit në regular season. Koeficienti i efikasitetit në NBA është një statistikë tepër domethënëse në ligën më të rëndësishme në glob, që përbëhet nga të dhënat individuale të çdo lojtari, pra pikët, topat e rikuperuar, assistet, topat e bllokuar dhe të rrëmbyer ndaj kundërshtarit si dhe topat e humbur apo tentativat e gjuajtjeve krahasuar me përqindjen e realizimit. Koeficienti i efikasitetit përgjatë sezonit të rregullt i qendrës së Nuggets ishte 35,9.

26-vjecari nga Sombori e mbylli këtë edicion në sezonin e rregullt me plot 60 “double–double” dhe u shpall gjithashtu edhe si lojtari më i mirë i Konferencës së Perëndimit sa i përket muajve dhjetor – janar, pra pikërisht dy muajve të parë të sezonit 2020-21 në NBA. Nikola Jokic e ndihmoi së tepërmi ekipin e tij për të mposhtur me rezultatin 4-2 ekipin e Portland Trail Blazers në raundin e parë të play off-it, gjithsesi ndonëse ishte me diferencë lojtari më i mirë i skuadrës së tij kapiteni i franchise-t nga Colorado nuk e shmangu dot humbjen në Arizonë, në Phoenix Suns Arena ku Denveri humbi takimin e parë të serisë gjysmëfinale të Konferencës së Perëndimit me shifrat 122-105.

Qendra e Nuggets ka nisur si titullar çdonjërën nga 72 sfidat e Denverit përgjatë sezonit të rregullt, duke regjistruar mesatarisht 26,4 pikë, 10,8 rebound dhe 8,3 asist për ndeshje. Që të gjitha këto shifra përfaqësojnë rezultatet më të mira në karrierë për basketbollistin nga Vojvodina, duke konfirmuar edhe një herë sezonin e shkëlqyer që ka zhvilluar lojtari i përfaqësueses së Serbisë. Falë ndeshjeve shumë të mira të kapitenit të tyre Nuggets shkuan sezonin e kaluar deri në finalen e Konferencës së Perëndimit, ku më pas basketbollistët e Denverit u mundën thellë 4-1 nga Los Angeles Lakers, pra pikërisht skuadra që u kurorëzua në fund edhe me trofeun Larry O’Brien.

Nga 101 pjesëmarrësit në votimin përfundimtar Nikola Jokic u përzgjodh si basketbollisti më i mirë nga plot 91 prej tyre, duke grumbulluar plot 971 pikë në total. Në vendin e dytë me një diferencë të theksuar u rendit basketbollisti nga Kameruni i Philadelphia 76ers Joel Embiid, që mori 586 pikë gjithsej, ndërsa i treti u pozicionua organizatori I Golden State Warriors Steph Curry me 453 pikë, që e ka fituar një çmim të tillë radhazi në sezonet 2014-15 dhe 2015-2016.

Nikola Jokic bëhet në këtë mënyrë edhe lojtari me përzgjedhjen më të ulët në draft që shpallet si MVP i sezonit në NBA, duke patur parasysh që në vitin 2014 26-vjeçari serb ishte vetëm i 41-të në listë. Kapiteni i Nuggets u bë vetëm lojtari i dytë i përzgjedhur nga raundi i dytë në draft që shpallet si MVP, pas lojtarit të New York Knicks, Willis Reed, në 1970 e largët, basketbollist që asokohe ishte i teti në listën e vitit 1964, kur për hir të së vërtetës figuronin vetëm nëntë skuadra gjithsej në ligën e NBA.

Një rekord të tillë e mbante dyshja Giannis Antetokounmpo – Steve Nash, që të dy basketbollistë që në fillimin e karrierës u përzgjodhën kur ishin të pesëmbëdhjetët në radhë. Nikola Jokic u seleksionua gjithashtu për herë të tretë në formacionin më të mirë të All – Star, ndërkohë 26-vjeçari nga Serbia u bë gjithashtu edhe lojtari i tretë evropian që shpallet si MVP i sezonit në NBA, pas gjermanit Dirk Nowitzki në sezonin 2006-07 me Dallas Mavericks, si dhe basketbollistit të lindur në Athinë, nga prindër nigerianë, Giannis Antetokounmpo, që me Milwaukee Bucks u shpall lojtari më i mirë i dy sezoneve të fundit në vitet 2019 e 2020.

 

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency