Connect with us

Hi, what are you looking for?

Basketboll

NBA, një LeBron James normal s’mjafton, Celtics e çojnë 3-2 serinë me Cavs

Një LeBron James normal nuk mund të jetë i mjaftueshëm për suksesin e Cleveland Cavaliers. Edhe pse 33-vjeçari kishte statistikat më të mira të përballjes së pestë të serisë me Boston Celtics, duke shënuar 26 pikë, dhënë 5 asiste dhe kontrolluar 10 topa poshtë koshit, fitorja në fund i përkiste skuadrës më të titulluar në NBA. Në “TD Garden” përfundoi 96–83 në favor të Celtics, që marrin kryesimin e serisë në 3-2 dhe janë vetëm një fitore larg kualifikimit në finalen e madhe përballë kampiones së Konferencës së Perëndimit. Nëse Bostoni nuk i mbyll llogaritë me Cavs në Cleveland, atëherë do të ketë një tjetër mundësi në “TG Garden”, ku nuk ka pësuar qoftë një humbje në fazën play off.

Sa i përket ndeshjesh, përcaktues në të mirë e në të keq ishte i madhi LeBron James. Monumenti i Clevelandit nuk iu afrua formës së tij më të mirë. I lodhur nga paraqitjet e mëparshme “mungesa” e tij u ndie sidomos në mbrojtje. Është vërtet e vështirë që një skuadër të arrijë në fund të rrugëtimit, duke i varur shpresat te vetëm një basketbollit, qoftë ai më i miri në qarkullim.

Nga ana tjetër, Bostoni u shfaq një skuadër me kompakte, me Jayson Tatum që realizoi 24 pikë, ndërsa Jaylen Brown dhe Al Horford shtuan respektivisht 17 dhe 15 pikë. Edhe Marcus Morris dhe Marcus Smart shënuan nga 15 pikë, çka tregon se LeBron ishte i vetëm përballë një skuadre tërë.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Premier League

Armando Broja mund të përdoret nga Chelsea për të balancuar financat, duke u nxjerrë në shitje. Blutë kanë shpenzuar shuma marramendëse në sesionet e...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...