Basketboll

NBA, nuk ka surpriza, fitojnë Chicago, Golden State e Phoenix

Fitorja e 4-t radhazi për Chicago Bulls në NBA. Skuadra e drejtuar nga trajneri Billy Donovan mposhti me rezultatin 109-97 Denver Nuggets duke blinduar vendin e dytë në Konferencën e Lindjes. Një sukses i merituar për Chicagon që edhe pse e pa veten në disavantazhin e 11 pikëve afër fundit të periodës së dytë arriti të përmbyste gjithçka duke regjistruar suksesin e 17-të sezonal, për meritë edhe të të përhershmit Zac LaVine autor i 32 pikëve ndërsa paraqitje të mira për ekipin nga Ilinois bëri edhe dyshja Lonzo Ball dhe Nikola Vucevic që shënuan nga 20 pikë secili ndërsa kontribuan edhe me nga 10 rebound dhe 4 e 2 asiste respektivisht.

U rikthye menjëherë te fitorja Phoenix Suns që kaloi me rezultatin 108-104 San Antonio Spurs. Për skuadrën nga Arizona në këtë sfidë spikatën më shumë Chris Paul me 21 pikë dhe Jamal Crowder me 19 pikë. 2 humbje në 3 ndeshjet e fundit ishin shumë për Golden State Warriors që bëri një paraqitje të shkëlqyer ndaj Orlando Magic duke triumfuar me rezultatin e thellë 126-95. Stephen Curry ishte sërish më i miri mbi parket për skuadrën nga San Francisco me yllin e Golden State që shkëlqeu me 31 pikë 3 rebound e 7 asiste duke realizuar 7 goditje nga distanca për tre pikë.

Për Warriors kjo ishte fitorja e 20-të sezonale me skuadrën e trajnerit Steve Kerr që ka pësuar dhe 4 humbje dhe ndan vendin e parë në Perëndim me Phoenix Suns. Buzëqeshën edhe kampionët në fuqi të Milwaukee Bucks që mposhtën me rezultatin 112-104 Cleveland Cavaliers në një sfidë ku greku Giannis Antetokounmpo u shfaq në superformë duke koleksionuar në total 27 pikë 12 rebound dhe 2 asiste. Për Bucks kjo ishte fitorja e 16-të në 25 ndeshje.

Të Fundit

Premier League 2021/2022

PWDLGFGADifPts
1Manchester City
38
29
6
3
99
26
+73
93
2Liverpool
38
28
8
2
94
26
+68
92
3Chelsea
38
21
11
6
76
33
+43
74
4Tottenham Hotspur
38
22
5
11
69
40
+29
71
5Arsenal
38
22
3
13
61
48
+13
69
6Manchester United
38
16
10
12
57
57
0
58
7West Ham United
38
16
8
14
60
51
+9
56
8Leicester City
38
14
10
14
62
59
+3
52
9Brighton & Hove Albion
38
12
15
11
42
44
-2
51
10Wolverhampton Wanderers
38
15
6
17
38
43
-5
51
11Newcastle United
38
13
10
15
44
62
-18
49
12Crystal Palace
38
11
15
12
50
46
+4
48
13Brentford
38
13
7
18
48
56
-8
46
14Aston Villa
38
13
6
19
52
54
-2
45
15Southampton
38
9
13
16
43
67
-24
40
16Everton
38
11
6
21
43
66
-23
39
17Leeds United
38
9
11
18
42
79
-37
38
18Burnley
38
7
14
17
34
53
-19
35
19Watford
38
6
5
27
34
77
-43
23
20Norwich City
38
5
7
26
23
84
-61
22


To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency