Connect with us

Hi, what are you looking for?

Basketboll

NBA/ Nuk mjaftojnë 51 pikët e Harden, Houston dorëzon kreun

Houston Rockets ka pësuar humbjen e dytë radhazi, 118-128 në përballjen me Los Angeles Clippers, duke humbur njëkohësisht edhe kryesimin e Konferencës së Perëndimit. Loja e shkëlqyer e Hardenit që shënoi 51 pikë, 8 asiste dhe rikuperime, nuk i shërbeu Rockets për t’u rikthyer te fitorja. Vendasit fituan në gjysmën e lojës, duke krijuar edhe një diferencë prej 13 pikësh, por humbën keqazi pjesën e 3-të, 20-35 dhe të fundit 33-41. Për Clippersat shkëlqyen Rivers me 36 pikë, 7 asiste dhe 2 rikuperime dhe Williams me 32 pikë 7 asiste dhe 2 rikuperime.

Golden State shënoi fitoren e 10 radhazi, në takimin me skuadrën tjetër të Los Angelesit, Lakers-at, me rezultatin 113-106. Kevin Durant shkëlqeu për Warriors-at, duke shënuar 33 pikë, 7 asiste dhe 7 rikuperime, ndërsa pjesa e dytë ishte çelësi i fitores së vendasve, që tani morën edhe kreun e Konferencës së Perëndimit.

Pas 2 humbjeve radhazi, New Orleans u rikthye te fitorja, duke mposhtur Orlandon me rezultatin 97-111. Cousins dhe Holiday ishin më të mirët për Pelicans-at, duke shënuar të 2 bashkë 50 pikë, 8 asiste dhe 13 rikuperime.

Edhe Brooklyn ndali ‘hemorragjinë’ e humbjeve, me një fitore spektakolare ndaj Washington Wizards. Nets-at fituan me rezultatin 119-84, duke dominuar gjatë gjithë takimit, ndërsa rezultatin më të thellë e regjistruan në pjesën e 3-të.

Richardson dhe Ellington udhëhoqën Miami Heat drejt fitores së dytë radhazi, ku mposhtën Dallasin me rezultatin 113-101. Edhe Detroit Pistons mori një fitore ‘në frymën e fundit’, duke mposhtur New York Knicks me rezultatin 104-101, ndërsa vendimtare ishte loja e Harris në pjesën e fundit të lojës.

Në takimet e tjera, Milwakee mposhti 109-104 Charlotte Hornets, Oklahoma triumfoi 120-117 ndaj Atlantës dhe Denver fitoi 85-102 në Portland.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...