Connect with us

Hi, what are you looking for?

Basketboll

NBA, nuk mjafton Harden, Jazz befasojnë Rockets ne “Toyota Center”

Faza play off në NBA ofron gjithmonë surpriza dhe këtë e dëshmon edhe rezultati i ndeshjes së vetme në orët e para të kësaj të enjteje. Utah Jazz, për befasinë e të gjithëve, fituan 108-116 në parketin e Houston Rockets, duke barazuar 1-1 serinë e gjysmëfinaleve të Konferencës së Perëndimit. Rockets, që rezultuan skuadra më e mirë e sezonit të rregullt, kishin humbur vetëm një takim në 25 sfidat e fundit që kishin zhvilluar para publikut të tyre.

Utah dominoi gjatë pjesës së parë të përballjes, duke krijuar madje një avantazh prej 19 pikësh në mesin e periodës së dytë, me tabelën elektronike që tregonte rezulattin 37 – 56. Houstoni, falë lojës së mirë sulmuese, mundi ta rikuperonte këtë diferencë, duke e kthyer sfidën në binarët e duhur, por kurrë nuk mundi të krijonte një epërsi më të thellë se 5 pikë, e arritur në periodën e tretë.

Nga ky moment miqtë, të ekulibruar në fazën mbrojtëse, thyen shumë sulme të Rockets, ndërsa në periodën e fundit patën një tjetër ritëm, duke fituar në fund me 8 pikë diferencë.

Sa u përket statistikave, spikati në radhët e Jazz Joe Ingles me 27 pikë, ndërsa Donovan Mitchell dhe Rudy Gobert arritën shifra të dyfishta në dy aspekte të lojës, respektivisht 17 pikë dhe 11 assite dhe 15 pikë e 14 rikuperime.

Për Houstonin nuk mjaftuan 32 pikët dhe 11 asistet e James Hardenit, apo 23 pikët e Chris Paul.

Përballja e tretë e serisë zhvendoset në Salt Lake City, me Rockets që kanë nevojë të paktën për një fitore jashtë fushës, për të evituar eliminimin dhe sigurisht duhet të ndryshonjë diçka që të shmangin një tjetër paraqitje si kjo e “Toyota Center”.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...