Connect with us

Hi, what are you looking for?

Basketboll

NBA, Oklahoma në krizë, Spurs “masakrojnë” Clippers, Cleveland fiton me dyshen Love-James

Duhet të ishte sezoni i shpërthimit të madh të Oklahoma City Thunder por deri tani po rezulton një dështim i vërtetë. Carmelo Anthony dhe Paul George dy afrimet e bujshme të kësaj vere nuk po përshtaten dot dhe me ta në skuadër nuk funksionon më as ylli i ekipit Rusell Westbrook. City Thunder u mposhtën edhe nga Sacramento Kings në transfertën kaliforniane me shifrat 94-86 duke pësuar humbjen e tretë radhazi dhe të 6-n në këtë sezon në 10 takime të zhvilluara gjithsej. Nëse vazhdon me këtë ritëm Oklahoma jo vetëm që nuk mund të rivalizojë kampionët në fuqi të Golden State siç thoshin parashikimet e fillim sezonit por mund të rrezikojë të mos kualifikohet as në Play-off. 20 pikë 6 asiste dhe 12 rebound koleksionoi Westbrook në sfidën ndaj Kings-ave, ndërsa Anthony e George realizuan 28 pikë të dy sëbashku të pamjaftueshme që Oklahoma të evitonte humbjen e rradhës. Në krizë tashmë është edhe Los Angeles Clippers, një nga skuadrat që i bëri një start fantastik këtij sezoni.

Kalifornianët u dorëzuan edhe përballë klasit të basketbollistëve të San Antonio Spurs duke u mposhtur në Texas me shifrat e thella 120-107. Clippers pësuan humbjen e tretë radhazi ndërkohë që San Antonio në krahun tjetër regjistroi suksesin e tretë rresht. Aldridge dhe Green ishin dy lojtarët më të mirë mbi parket për Spurs, pasi shënuan respektivisht 25 dhe 24 pikë. U rikthye te fitorja Cleveland Cavaliers që po ecën me shumë ulje ngritje në këtë fillim sezoni. Në Quicken Loans Arena festa ishte e gjitha për Lebron James me shokë. Cleveland kaloi me rezultatin 124-119 Milwaukee Bucks duke bërë të pavlefshme paraqitjen spektakolare të grekut Giannis Antetokounmpo autori i 40 pikëve ndërsa e ndihmoi skuadrën nga Winsconsin edhe me 9 rebound e 3 asiste. Në krahun tjetër shkëlqyen Kevin Love dhe mbreti James. I pari realizoi 32 pikë por edhe plot 16 rebound e 3 asiste ndërsa LeBron koleksionoi në total 30 pikë  9 asiste dhe 8 topa të kontrolluar poshtë tabelës.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...