Oklahoma e yjeve si Westbrook, Anthony e George tregon dhëmbët në ndeshjet parasezonale të Nba duke u konfirmuar si nga skuadrat që do të luftojnë për titull në sezonin e ri. City Thunder triumfuan në transfertën e Pepsi Center përballë Denver Nuggets me shifrat 96-86 duke koleksionuar suksesin e 3-t radhazi. Humbet në shtëpi Cleveland Cavaliers.
Nënkampionët e Nba nuk i bënë dot ballë Chicagos që fitoi lehtësisht 108-94. Mesa duket largimi i Kyrie Irving për te Boston Celtics gjatë kësaj vere po ndihet te skuadra nga Ohio. Ndërkohë nuk humbje pësuan edhe San Antonio e Los Angeles Lakers që u mposhtën respektivisht nga Orlando Magic dhe Utah Jazz.
