Connect with us

Hi, what are you looking for?

Basketboll

NBA, Orlando surprizon Clippers, 76ers humbasin sërish!

Surprizën e madhe në mbrëmjen e NBA e bëri Orlando Magic që triumfoi brenda në Staples Center përballë Los Angeles Clippers me rezultatin 103-96. Pas 6 fitoresh radhazi kalifornianët u ndalën përballë një kundërshtari të dobët si Orlando që aktualisht pozicionohet në vendin e parafundit në Konferencën e Lindjes. Më i miri mbi parket ishte ylli i Clippers Kawhi Leonard i cili shkëlqeu me 28 pikë 5 rebound dhe 5 asiste të pamjaftueshme gjithsesi për të evituar disfatën e skuadrës nga Los Angelesi që pësoi kështu humbjen e 17-të sezonale.Te skuadra nga Florida ai që spikati më shumë ishte Okeke me 28 pikë. Pësoi humbjen e dytë rresht Philadelphia 76ers.

Skuadra nga Pensylvania u mposht edhe në Colorado nga Denver Nuggets me rezultatin 104-95. Diferencën Nuggets e bënë që në periodën e parë të cilën e mbyllën në avantazhin e 22 pikëve dhe më pas arritën të menaxhonin rezultatin. Murray, Porter dhe Jokic e bënë siç duhet punën e tyre për skuadrën nga Colorado duke realizuar respektivisht 30, 27 dhe 21 pikë me serbin Jokic që kontribuoi edhe me 10 rebound e 5 asiste. Denver me këtë fitore u ngjit në vendin e 5-të në konferencën e Perëndimit, ndërkohë që Philadelphia pësoi humbjen e 17-të sezonale dhe rrezikon vendin e parë në Lindje, pozicion të cilin tashmë e ndan me Brooklyn Nets.

Një humbje deri diku të pritshme pësoi Washington Wizards në shtëpi nga Charlotte Hornets me rezultatin 104-114 ku 30 pikët e japonezit Hachimura ishin të pamjaftueshme për skuadrën kryeqytetase. Nuk di të ndalet ndërkohë Phoenix Suns që regjistroi fitoren e 6-të në 7 ndeshjet e fundit pasi mposhti 117-110 Atlanta Hawks në Talking Stick Resort Arena në Arizona. Davon Booker me 21 pikë dhe kroati Saric me 20 pikë, bënë të pavlefshme edhe 22 pikët e Bogdanovic për Atlantën.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...