Basketboll

NBA, përcaktohen 8 çiftet play off, spikasin duelet Portland-Oklahoma dhe Boston-Indiana!

Detroit Pistons ishte skuadra e fundit që siguroi një biletë për në fazën play off të NBA. Me kualifikimin e skuadrës nga Michigan por edhe me përfundimin e të gjitha ndeshjeve të sezonit të rregullt u përcaktuan edhe 8 përballjet play-off në të dyja konferencat. Kampionët në fuqi të Golden State Warriors ashtu siç edhe pritej do të masin forcat me kalifornianët e Los Angeles Clippers. Falë fitores ndaj Sacramento Kings në ndeshjen e fundit Portland Trail Blazzers u ngjit në vendin e 3-të dhe në këtë raund do të përballet me Oklahoma City Thunder, ndërsa Houston Rockets me Utah Jazz por nëse kalojnë në raundin tjetër teksanët me shumë gjasa do të sfidojnë Golden State pasi këta të fundit janë favoritë absolutë ndaj Clippers. Në Lindje përballja më interesante e raundit çerekfinal të fazës play off do të jetë ajo mes Boston Celtics dhe Indiana Pacers, ndërkohë që parashikohet si formalitet kalimi i turit për Milwaukee Bucks dhe Toronto Raptors respektivisht ndaj Detroit Pistons dhe Orlando Magic.

 

Konferenca e Perëndimit

(1)Golden State Warriors – (8) Los Angeles Clippers
(4) Houston Rockets – (5) Utah Jazz
(3) Portland Trail Blazers – (6) Oklahoma City Thunder
(2) Denver Nuggtes – (7) San Antonio Spurs

 

Konferenca e Lindjes

(1) Milwaukee Bucks – (8) Detroit Pistons
(4) Boston Celtics – (5) Indiana Pacers
(3) Philadelphia 76ers – (6) Brooklyn Nets
(2) Toronto Raptors – (7) Orlando Magic

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency