Connect with us

Hi, what are you looking for?

Basketboll

NBA, Përmbysje e Boston që mban “gjallë” serinë me Heat

Miami Heat – Boston Celtics 99-116 (3-1 në seri)

Me një provë karakteri në ndeshjen e katërt Celtics mbeten në lojë duke riçuar serinë në Boston. Tatum me shokë edhe pse u zgjuan vonë dhe ishin 9 pikë pas në fillimin e periodës së tretë u përgjigjën në mënyrën më të mirë kur panë fantazmat e eleminimit, duke siguruar një rezultat të pjesshëm 18-0 që ndryshoi drejtimin e ndeshjes. Miami për këtë herë nuk tregoi disiplinën e zakonshme dhe me shumë zëvendësime në periodën e tretë i dha goxha ndihmë Bostonit.

NDESHJA

Për sa i përket fillimit ngërçi i një paraqitje katastrofike në ndeshjen e tretë nuk ishte kaluar plotësisht nga Celtics në një periodë të parë që ishte e tëra në shenjën e Miami Heat. Butler dhe Vincent ndezën publikun e shtëpisë, ndërsa në krahun tjetër sulmi i Boston po haste vështirësi. Në këtë mënyrë Miami arriti një avantazh prej 9 pikësh.

Me Horford që filloi të jepte shenja jete në sulm në fraksionin e dytë skuadra mike provoi të vinte në vështirësi mbrojtjen e Miami, por Heat u përgjigjën me një Martin shumë pozitiv përgjatë kësaj serie. Gjërat nisën të komplikohen për Celtics shkuan në pushim me 6 pikë disavantazh, por të shkuar 9 pikë pas në dy minutat e para të pjesës së dytë.

Lexo edhe:

FAKTORI KYÇ

Kur Boston ishte gati duke rënë përfundimisht Tatum i “fut” një tjetër marsh. Celtics nisin ta qarkullojnë mirë topin duke ndërtuar goditje të shkëlqyera duke fituar ritëm në sulm, ndërsa në krahun tjetër Miami hyri në konfuzion dhe u dëmtua nga shumë turnover. Trepikësha me breshëri nga Boston që kap Heat për t’i parakaluar falë rezultatit të pjesshëm 18-0. Inercia e ndeshjes brenda pak minutash kalon në duart e Celtics që e menaxhojnë reagimin e Miamit me shumë pjekuri. Një Butler që deri në atë moment kishte qenë i pasaktë provon të ngjallë reagimin e skuadërs nga Florida me maksimumin e përpjekjeve duke reduktuar distancën në 5 pikë 9 minuta e 41 sekonda nga sirena përfundimtare, por Boston këtë herë nuk i bën keq vetes si në dy ndeshjet e para dhe falë koshave të Broën dhe Tatum rikthehet të marrë frenat e ndeshjes.

Miami në fund detyrohet të ngrejë flamurin e bardhë. Mision i përmbushur për Celtics që evitojnë eleminimin duke provuar t’i japin një mesazh serisë. Asnjë skuadër në historinë e NBA nuk ja ka dalë të përmbysë një 3-0, por Boston kërkon ta provojë deri në fund, Heat janë të paralajmëruar.

Lajme të tjera

Itali

Nasser Al-Khelaifi është i interesuar për një klub italian. Pronari i PSG-së, po mendon të blejë Sampdorian sipas raportimeve të L’Equipe. Skuadra zhvilloi një...

Futboll

Kastriotët janë fitues të finales së Sunday League Albania, pasi mundën minimalisht 1-0 Prestige. Skuadra e drejtuar nga trajneri Gentian Verli triumfoi falë një...

Kategoria Superiore

Ngjarje e rëndë dhe shumë e shëmtuar në përfundim të sfidës Tirana – Bylis 2-2, e luajtur në Rrogozhinë. Pas vërshëllimë së trefishtë për...

Bundesliga

Pasi humbën titullin në mënyrë dramatike në shtëpi, lojtarët e Dortmundit të drejtuar nga trajneri Edin Terzic shkuan për t’u përshëndetur me tifozët, të...