Connect with us

Hi, what are you looking for?

Basketboll

NBA, përmbysje fantastike të Nuggets dhe Celtics, Toronto mposht Lakers!

Denver Nuggets nuk heq dorë nga objektivi për ta mbyllur sezonin e rregullt në vendin e parë të Konferencës së Perëndimit dhe vazhdon të ushtrojë presion ndaj Golden State Warriors. Këtë herë në Pepsi Center vuajti shumë por falë një periode të 4-t fantastike në të cilën arriti të përmbyste plot 12 pikë disavantazh ia doli të mposhte Dallas Mavericks me rezultatin 100-99. Kjo ishte fitorja e 45-të sezonale për Nuggets që numërojnë vetëm një sukses më pak se Warriors. Millsap me 33 pikë 3 asiste dhe 8 rikuperime ishte heroi i padiskutueshëm i Denverit ndërkohë që te miqtë nga Teksasi të cilat i shkuan shumë afër fitores spikati talenti Luka Doncic me 24 pikë 9 asiste dhe 11 rikuperime poshtë tabelës.

U rikthye te fitorja Toronto Raptors që në Scotiabank Arena kaloi lehtësisht me rezultatin 111-98 Los Angeles Lakers. LeBron James i vetëm nuk mund të bënte asgjë për të shpëtuar nderin e kalifornianëve që tashmë i kanë djegur të gjitha shanset e tyre për të kapur fazën play-off. 29 pikë realizoi mbreti James në këtë sfidë, ndërkohë që te Raptors më të mirët mbi parket ishin Leonard me 25 pikë dhe Poëell me 20.

Paul Goerge shkëlqeu ndaj ish skuadrës së tij duke realizuar 36 pikë në transfertën e Indianapolis ndaj Indiana Pacers, por pavarsisht kësaj Oklahoma u mund nga vendasit me rezultatin e ngushtë 108-106. Një provë force kjo e Indiana Pacers që në këtë sezon është forca e tretë në Lindje pas Bucks dhe Raptors. Një lituanez dhe kroat ishin dy heronjtë e Indianës në këtë duel pasi Sabonis realizoi 26 pikë ndërsa Bojan Bogdanovic shtoi 23 të tjera. Përmbysje spektakolare ishte edhe ajo e Boston Celtics që rikuperoi 17 pikët disavantazh të periodës së dytë për të fituar në fund 126-120 ndaj Sacramento Kings. Thjeshtë magjik Kyrie Irving me një triple-double. Ylli i Celtics koleksionoi në total 31 pikë 12 asiste dhe 10 rebound duke bërë të pavlefshme edhe 34 pikët e Hield për Sacramenton.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...