Connect with us

Hi, what are you looking for?

Basketboll

NBA/ Përmbysje spektakolare e Portland, Harden shënon 37 pikë

NBA ka dhuruar spektakël me përballjet e ditës së djeshme, ku San Antonio Spurs është rikthyer te fitorja, e udhëhequr nga dyshja Gasol-Altridge, të cilët shënuan nga 17 pikë secili, në triumfin 86-106, ndaj Charlotte Hornets. Spurs-at humbën pjesën e parë me rezultatin 15-14, por u rikthyen menjëherë në të dytën, duke krijuar epërsinë me rezultatin 14-26, diferencë që e thelluan më tej edhe në 2 pjesët e tjera.

J.J. Redick ishte i shkëlqyer në sfidën mes Orlando Magic dhe Philadelphia 76ers, duke shënuar tetë 3-pikësha dhe 29 pikë në total. Philadelphia triumfoi me rezultatin final 111-130, duke ruajtur epërsinë në të 4 pjesët, veçanërisht në të dytën, të cilën e fitoi me rezultatin 39-27.

Spektakolare ishte edhe fitorja e Portland Blazers në Washington, ndaj Wizards-ave. Vendasit fituan në të 3 pjesët e para, duke krijuar një epërsi prej 10 pikësh para pjesës së 4-t, por këtu Blazers-at shkëlqyer, të udhëhequr nga McCollum, i cili shënoi 27 pikë gjithsej .Pjesa e 4-t u fitua nga Portland me rezultatin 22-35, çka solli edhe përmbysjen e rezultatit final në 105-108.

Edhe kanadezët e Torontos u rikthyen te fitorja, pas 2 humbjeve, duke mposhtur Atlanta Hawks me rezultatin e thellë 78-112. Raptors-at dominuan në 3 pjesë, veçanërisht në të 2-tën dhe të 3-tën, duke krijuar epërsi të madhe, pavarësisht se humbën në pjesën e 4-t.

Houston Rockets nuk di të ndalet, teksa mposhti sot me rezultatin 117-102 New York Knicks-at. James Harden ishte lideri i vërtetë i Rockets-ave, duke shënuar 37 pikë dhe 10 asiste në fitoren që vijon të mbajë Houstonin në krye të Konferencës së Perëndimit.

Edhe Boston Celtics vijoi serinë e fitoreve, duke mposhtur Indiana Pacers me rezultatin 108-98. Irving shënoi 25 pikë për Celtics-at dhe I udhëhoqi drejt fitores që mban Bostonin në krye të Konferencës së Lindjes.

Golden State Warriors mori sërish një fitore të thellë, 110-95, ndaj New Orleans Pelicans, ku lideri u rikthye të ishte Stephan Curry, me 27 pikë të shënuara.

Blake Griffin mori ‘për dore’ Los Angeles Clippers, në fitoren e vështirë 97-95 ndaj Sacramentos Kings. Ylli i Clippers-ave shënoi 33 pikë në këtë sfidë.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...