Connect with us

Hi, what are you looking for?

Basketboll

NBA/ Philadelphia 76ers fiton me rezultat të thellë, Clippers siguron triumfin në shtesë

Philadelphia 76ers i dha fund serisë prej tre humbjesh radhazi, pasi ia doli të triumfojë me rezultatin e thellë 134-96 përballë Houston Rockets në sfidën e zhvilluar në “AdventHealth Arena” të Orlandos.

Djemtë e trajnerit Brown dominuan totalisht takimin dhe arritën të çojnë në favor të tyre të katër fraksionet e ndeshjes, duke zhvlerësuar kështu edhe paraqitjen e mirë të James Harden për Rockets, i cili u shpall edhe më i miri i ndeshjes me 27 pikë të shënuara, 3 asiste dhe 10 topa të rikuperuar.

Megjithatë sfida më spektakolare e mbrëmjes u zhvillua në arenën tjetër të Orlandos, në “HP Field House”, ku Los Angeles Clippers triumfoi me rezultatin 107-103 përballë Ocklahoma City Thunder.

Këta të fundit bënë një ndeshje mjaft të mirë në pjesën më të madhe të lojës, por pësuan një “black out” total në fraksionin e tretë dhe humbën epërsinë, duke bërë që koha e rregullt të mbyllej në barazim 87-87.

Në shtesë gjithçka foli për Clippers, të cilët të udhëhequr edhe nga forma mjaft e mirë e Terance Mann, arritën të fitojnë me shifrat 20-16 dhe të gjithë takimin me shifrat 107-103. Me këtë triumf, Los Angeles Clippers blindon pozitat në vendin e dytë të Konferencës së Perëndimit, ndërsa City Thunder nuk rrezikon aspak pjesëmarrjen në Play Off.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Premier League

Armando Broja mund të përdoret nga Chelsea për të balancuar financat, duke u nxjerrë në shitje. Blutë kanë shpenzuar shuma marramendëse në sesionet e...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...