Connect with us

Hi, what are you looking for?

Basketboll

NBA, Phoenix në finalen e Perëndimit, Bucks barazojnë serinë ndaj Nets!

DENVER, CO - JUNE 13: Jae Crowder (99), Chris Paul (3), Devin Booker (1) and Deandre Ayton (22) of the Phoenix Suns defend Nikola Jokic (15) of the Denver Nuggets during the first quarter at Ball Arena on Sunday, June 13, 2021. The Denver Nuggets hosted the Phoenix Suns for game four of their best-of-seven NBA Playoffs series. (Photo by AAron Ontiveroz/The Denver Post)

Phoenix Suns është skuadra e momentit në NBA. Pas eliminoi kampionët në fuqi të Los Angeles Lakers, ekipi nga Arizona likujdoi shumë shpejt edhe Denver Nuggets duke u kualifikuar në finalen e Konferencës së Perëndimit aty ku do të përballet me fituesen e çiftit Utah Jazz- Los Angeles Clippers. Në Ball Arena në Colorado, Phoenix Suns falë paraqitjes së shkëlqyer të dyshes Chris Paul-Davon Booker arriti të triumfonte me rezultatin 125-118 duke mbyllur në 4-0 serinë e përballjeve gjymsëfinale mes tyre. Veterani Paul ishte thjeshtë fantastik në këtë duel me 37 pikë 3 rebound e 7 asiste, ndërkohë që shumë i vyer për skuadrën nga Arizona ishte edhe kontributi i dhënë nga Davon Booker i cili spikati me 34 pikë 11 rebound dhe 7 asiste. 25 pikët e Barton dhe 22 të Jokic ishin të pamjaftueshme për Nuggets të cilët u dorëzuan pa kushte edhe në këtë sfidë të 4-t ndaj Phoenix duke pësuar kështu një eliminim të turpshëm pa marrë asnjë fitore.

Nuk fali as në ndeshjen e dytë shtëpiake Milëaukee Bucks që barazoi në 2-2 serinë e gjysmëfinaleve të Lindjes ndaj Brooklyn Nets. Në Fiserv Forum skuadra e trajnerit Mike Budenholzer triumfoi me rezultatin 107-96 në një ndeshje ku Milëaukee e bëri diferencën në periodën e dytë dhe të tretë në të cilat dominoi me lojë dhe rezultat. Giannis Antetokounmo ishte më i miri i sfidës teksa koleksionoi në total 34 pikë 12 rebound dhe 3 asiste, ndërkohë që te Nets-at më i miri mbi parket ishte Kevin Durant autor i 28 pikëve. 4 përballjet e para në serinë mes Bucks dhe Brooklyn janë fituar nga skuadrat vendase, mbetet për t’u parë nëse parketi do të rezultojë deçiziv deri në fund pasi Brooklyn do të luajë një ndeshje më shumë në shtëpi se Milwaukee.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...