Basketboll

NBA, Phoenix Suns kryeson 3-1 ndaj Clippers, një hap larg finales së madhe!

Phoenix Suns me një këmbë në finalen e madhe të NBA. Skuadra nga Arizona falë një mbrojtjeje të pakalueshme ja doli të triumfonte edhe në sfidën e 4-t përballë Los Angeles Clippers brenda në Staples Center në Kaliforni duke e çuar në 3-1 serinë e finaleve të Konferencës së Perëndimit mes tyre. Një sukses i ngushtë me shifrat 84-80 falë edhe lojës së shkëlqyer në mbrojtje të basketbollistit nga Bahamasi Deandre Ayton autor i 22 rikuperimeve poshtë tabelës ndërkohë që spikati edhe me 19 pikë e 3 asiste. Phoenix e zgjidhi sfidën që në pjesën e parë duke shkuar në pushim në avantazhin e 14 pikëve, ndërkohë që më pas menaxhoi rezultatin duke u treguar një skuadër pragamtiste.

Meritat për këtë sezon të jashtëzakonshëm që po zhvillon skuadra nga Arizona shkojnë edhe për trajnerin Tyronn Lue që e di si fitohet titulli kampion në NBA pasi e ka fituar në 3 raste dy herë si lojtar në vitet 2000 dhe 2001 me LA Lakers dhe një herë si trajner me Cleveland Cavaliers në 2016-ën kur mposhti në finalen e madhe 4-3 me ndeshje Golden State Warriors.

Përsa i përket sfidës së Staples Center edhe pse Los Angeles Clippers u përpoq të reagonte në dy periodat e fundit, skuadra nga Los Angelesi vetëm sa ngushtoi diferencën, duke u ndjerë në fund mungesa e dyshes Kawhi Leonard-Serge Ibaka. Më i miri mbi parket ishte Davon Booker i Phoenix Suns autor i 25 pikëve ndërkohë që te Clippers spikati i përhershmi Paul George me 23 pikë 16 rebound dhe 16 asiste. Sfida e 5-të e serisë së finales së Konferencës së Lindjes mes tyre tashmë do të zhvendoset në parketin e Phoenix aty ku Suns do të kërkojnë të mbyllin llogaritë e kualifikimit.

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency