Connect with us

Hi, what are you looking for?

Basketboll

NBA, Phoenix Suns më pranë finales në Perëndim, mposht sërish Denver Nuggets!

Phoenix Suns është shumë i fortë për Denver Nuggets. Pasi eliminoi nga faza play-off e këtij sezoni kampionët në fuqi të NBA, Los Angeles Lakers duke i mposhtur 4-2 në serinë mes tyre, skuadra nga Arizona ka hedhur një hap të rëndësishëm drejt kalimit në finalen e Konferencës së Perëndimit. Phoenix Suns arriti të triumfonte lehtësisht në gjysmëfinalen e dytë ndaj Denver Nuggets me rezultatin 123-98 duke e çuar në 2-0 serinë mes tyre, edhe pse dy sfidat e ardhshme tashmë do të zhvillohen në shtëpinë e Denverit në Colorado. Në praninë e 16 mijë 529 spektakorëve në Arizona, Chris Paul me shokë arritën ta dominonin takimin nga fillimi deri në fund.

Pjesa e parë u mbyll me avantazhin e 10 pikëve në favor të skuadrës së drejtuar nga trajneri Monty Williams ndërkohë që në pjesën e dytë Phoenix thelloi edhe më shumë epërsinë duke e mbyllur gjithë ndeshjen me rezultatin e thellë 123-98. Edhe pse rezultoi pikëshënuesi më i mirë mbi parket me 24 pikë, 13 rebound dhe 6 asiste, paraqitja pozitive e serbit Nikola Jokic nuk i mjaftoi skuadrës nga Colorado, ndërkohë te Phoenix më shumë spikatën tre të përhershmit, Booker, Paul dhe Bridges. I pari koleksionoi në total 18 pikë 10 rebound dhe 2 asiste ndërkohë që veterani Chris Paul spikati me 17 pikë 5 rikuperime poshtë tabelës dhe 15 pasime deçizive, ndërsa Bridges shtoi 16 pikë në këtë sukses të Phoenix.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...