Connect with us

Hi, what are you looking for?

Basketboll

NBA – Play Off/ Clippers kalojnë në finale, Philadelphia eviton eliminimin

Los Angeles Clippers fituan 131-119 ndaj Utah Jazz dhe me një përmbysje fantastike mbyllën serinë në 4-2 duke arritur për herë të parë në historinë e tyre 50-vjeçare në finalet e Konferencës. Ashtu si dhe në ndeshjen e pestë, skuadra e trajnerit Tyronn Lue u trondit në gjysmën e parë, duke pësuar 72 pikë, teksa në periodën e dytë u mund me rezultatin e pjesëshëm 39-19, duke përfunduar me një disavantazh prej plot 25 pikësh në pushim.

Por që nga ai moment, filloi një tjetër ndeshje. Gjithmonë pa Kawhi Leonard, Clippers gjetën përgjigjet që kërkonin te Paul George, ( 28 pikë, 9 rikuperime dhe 7 asiste) e po ashtu edhe te Reggie Jackson me 27 pikë e 10 asiste, duke realizuar 10 nga 16 tentativat e tij.

Mbi të gjitha skuadra nga Los Angelos ka gjetur një xholi legjendar te Terance Man. Zëvendësuesi i Leonard në pesëshe, bëri paraqitjen e jetës me 39 pikë në 36 minuta, duke e bërë që kundërshtarët ta paguanin shtrenjtë zgjedhjen në mbrojtje për ta markuar me Rudy Gobbert, që gjatë gjithë kohës nuk arriti ta përmbante.

Sezoni i Utah Jazz mbyllet me një zhgënjim të madh, duke humbur 4 ndeshje radhazi pasi kishin fituar 2 takimet e para të serisë dhe për më tepër me kundërshtarët që në dy përballjet e fundit nuk kishin lojtarin e tyre më të mirë. Donovan Mitchell dha gjithçka mundej, duke e mbyllur ndeshjen me 39 pikë, 9 rikuperime dhe 9 asiste, por pa mundur të evitonte disfatën e Jazz.

Philadelphia ndërkohë e evitoi eliminimin pasi fitoi 99-104 përballë Atlanta Hawks. 76-ers ja dolën të rezistonin pas një pjese të parë të vuajtur, dhe krijuan një rezultat të pjesshëm 12-0 në rifillimin e lojës duke e çuar në ndeshjen e 7 serinë me Atlantën.

Ndryshe nga përballja e pestë mes tyre, këtë herë, koshave të të zakonshëmve, Seth Curry, (24 pikë) dhe Joel Embiid, (22 pikë dhe 13 rikuperime), kontributit të skuadrës ju shtua dhe një Tobias Harris me 24 pikë, dhe Tyrese Maxey, thelbësor në pjesën e parë me 16 pikë dhe 7 topa të kapur poshtë koshit.

Ben Simmons qëndroi në fushë vetëm 25 pikë, duke e mbyllur me 6 pikë, 9 rikuperime dhe 5 asiste. Për Atlantën një ndeshje me shumë pengje, me skuadrën që tani i duhet të bëjë një ndeshje të madhe në Pensilvani.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...