Connect with us

Hi, what are you looking for?

Basketboll

NBA – Play Off/ Fitore për Philadelphia 76ers dhe Phoenix Suns

Në mbrëmjen e NBA, Philadelphia fitoi 127-111 në shtëpinë e Atlantas dhe rigjen faktorin fushë, me serinë që shkon 2-1 në avantazh të 76-ers/. Philadelhpia në këtë mënyrë përmbys disfatën e pësuar në përballjen e parë. 76-ers festojnë falë një periodë të tretë të shkëlqyer, pasi fillimisht krijuan një diferencë prej 8 piëksh në periodën e parë, por që u reduktua në 5 pikë në pushim e pjesëve.

Në rikthim Embiid me shokë nisën arratisjen, me një rezultat të pjesëshëm 12-0 thelbësor për rezultatin 34-19 të periodës së tretë, që i dhuroi Philadelhpias një avantazh që Haëks nuk mundën ta rikuperonin më. I padobishëm për ta suksesi 36-32 në periodën e katërt dhe të fundit. Ai që i udhëhoqi edhe një herë 76-ers ishte pikërisht Joel Embiid, që pavarësisht problemeve fizike, shënoi 27 pikë, duke koleksinuar dhe 9 rikuperime poshtë koshit, ndërsa dhe edhe 8 asiste me një përqindje prej 50% realizimi, paraqitje që shoqërohet me 28 pikët dhe 8 asistet e Trae Young dhe 23 pikë e 7 rikuperime të Collins.

Vetëm 4 lojtarë arritën numër dyshifror pikësh për Atlantan, mes të cilëve edhe italiani Danilo Gaillinari. Rezultati final, i dhuron avantazhin e faktorit fushë Philadeplias që në garën e katërt do të synojë shkëputjen vendimtare.

Sukses në transfertë ndërkohë për Phoenix, që mposhti Denverin 116-102 dhe është vetëm një fitore larg finaleve të Konferencës. Edhe në ndeshjen e tretë u përsërit i njëjti skenar, Jokic provoi të tërhiqte pas Nuggets, por ata që fituan falë dy periodave fantastike ishin Suns. Miqtë e nisën fortë dhe fluturuan menjëherë me një avantazh prej 10 pikësh, 37-27 në fund të periodës së parë, me Denverin që u afrua duke rikuperuar deri në minus katër pikë në pushim.

Në pjesën e dytë Suns shpërthyen dhe u gjendën me një avantazh prej 14 pikësh në fund të periodës së tretë, duke akumuluar edhe avantazhin maksimal prej 20 pikësh gjatë periodës përmbyllës me tabelën e rezultatit që në fund tregonte 116-102 për Phoenix, të udhëhequr edhe një herë nga Devin Booker, (28 pikë, 6 rikuperime dhe 4 asite), dhe Chris Paul, (27 pikë, 6 asiste dhe 8 rikuperime), të dy me një përqindje shumë të mirë realizimi.

Denver në krahun tjetër nuk arrin ti dhurojë Nikola jokic gëzimin për të festuar titullin e freskët të MVP, të marrë pikërisht para publikut të tij. Serbi edhe pse realizoi vetëm 13 nga 29 gjuajtjet e tij në total, e mbylli me shifra të dyfishta, me 32 pikë, 20 rikuperime dhe 10 asiste, por nuk ja doli të evitojë triumfin e 3-0 për Phoenix që në ndeshjen e katërt do të jetë shansin e parë për tu kthyer në një finale të Konferencës plot 11 vjet nga hera e fundit.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...