Connect with us

Hi, what are you looking for?

Basketboll

NBA – Play Off/ Kampionët në fuqi eliminohen në çerekfinale, Denver rihap llogaritë me Clippers

Aventura e kampionëve në fuqi të NBA-it, kanadezëve të Toronto Raptors është mbyllur në fazën çerekfinale të Play Off-it, pasi humbën ndeshjen e shtatë dhe të fundit ndaj Boston Celtics, duke u eliminuar me rezultatin e përgjithshëm 4-3.

Sfida e zhvilluar në “AdventHealth Arena” të Orlandos ishte si një finale e vërtetë mes dy skuadrave, pasi fituesja do të vijonte për me tej, duke qenë se rezultati i përgjithshëm ishte barazim 3-3, ndërsa në fund ishin Celtics ata që ia dolën.

Kanadezët e nisën më mirë ndeshjen dhe ia dolën të fitojnë fraksionin e parë me një pikë diferencë, por në pjesën e dytë ishin Celtics që dominuan dhe rikthyen avantazhin e përgjithshëm me 4 pikë.

Toronto u përpoq të reagojë edhe një herë në fraksionin e tretë, por pa arritur të marrë avantazhin, ndërsa pjesa e fundit ishte vërtetë emocionuese, megjithatë gjithçka shkoi në favor të Celtics, që fituan 16-20 dhe gjithë ndeshjen 87-92.

Jayson Tatum dhe Jaylen Brown ishin protagonistët e Bostonit në këtë sfidë, pasi të dy bashkë realizuan 50 pikë, 20 rikuperime dhe 9 asiste, ndërsa në gjysmëfinale Celtics do të përballen me Miami Heat, që fitoi 4-1 ndaj Milwaukee Bucks.

Kur pritej që edhe Los Angeles Clippers të siguronte kalimin për në gjysmëfinale ,Denver Nuggets zhvilloi një ndeshje mjaft të mirë në ‘HP Field House’ të Orlandos dhe ia doli të marrë fitoren, duke rihapur shpresat për kualifikim.

Kawhi Leonard ishte në një formë të jashtëzakonshme për Clippers dhe regjistroi 36 pikë, 9 rikuperime dhe 4 asiste, por që nuk i mjaftuan skuadrës nga Los Angelesi për të fituar dhe për t’u kualifikuar për më tej.

Nga ana tjetër Nuggets, të udhëhequr nga kanadezi Jamal Murray, e nisën shumë keq ndeshjen dhe humbën të dy fraksionet e para, por reaguan në pjesën e tretë dhe veçanërisht të katërt, duke përmbysur gjithçka dhe duke marrë fitoren me rezultatin 105-111.

Tashmë rezultati i përgjithshëm mes dy skuadrave është 3-2 në favor të skuadrës kaliforniane, e cila është edhe favoritja kryesore për të kaluar në gjysmëfinale, ku do të përballet me fituesin e çiftit Los Angeles Lakers-Houston Rockets.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...