Connect with us

Hi, what are you looking for?

Basketboll

NBA – Play Off/ Lakers zhgënjejnë ndaj Portland, Vucevic udhëheq Orlandon

Orlando Magic e nisi mjaft mirë fazën Play Off, pasi ia doli të triumfojë me shifrat 122-110 përballë Milwaukee Bucks, në sfidën e zhvilluar në “HP Field House”.

Të udhëhequr nga malazezi Nikola Vucevic, i cili shënoi 35 pikë, rikuperoi 14 topa dhe dha 4 asiste, Magic vendosën një avantazh të konsiderueshëm që në fraksionin e parë të lojës dhe më pas menaxhuan mirë atë, për të regjistruar suksesin e parë.

Nga ana tjetër, Milwaukee Bucks bëri shumë pak për të shmangur humbjen dhe greku Giannis Antetokounmpo ishte i vetmi që u përpoq të çojë skuadrën drejt suksesin, por 31 pikët, 17 rikuperimet dhe 7 asistet e tij nuk mjaftuan për të shmangur humbjen.

Mjaft e luftuar ishte edh epërballja mes Indiana Pacers dhe Miami Heat, që në fund pa fitues këta të fundit me rezultatin final 101-113. Fraksioni i parë dhe i tretë shkuan për Pacers, ndërsa i dyti dhe i katërti u dominuan nga Heat, që ia dolën në fund të marrin suksesin edhe falë një ndeshjeje mjaft të mirë të dyshes Butler-Dragic.

James Harden ishte fantastik për Houston Rockets pasi shënoi 37 pikë, rikuperoi 13 topa dhe dha 3 asiste, duke ndihmuar skuadrën e tij të marrë fitoren me rezultatin 123-108 përballë Ocklahoma City Thunder, në sfidën e parë Play Off mes të dy ekipeve.

Rockets dominuan ¾-at e lojës dhe lëshuan vetëm në fraksionin e fundit, të cilin Ocklahoma e fitoi me shifrat 19-25, por avantazhi i Houston ishte i konsiderueshëm dhe ishte e pamundur që të ndryshohej fati i takimit.

Zhgënjen në sfidën e parë Play Off edhe Los Angeles Lakers, që u mposht nga Portland Trail Blazers me shifrat 93-100. Që prej rifillimit të kampionatit, skuadra kaliforniane nuk ka treguar një formë të mirë dhe kjo u pa edhe mbrëmjen e djeshme, ku fituan vetëm një nga 4 fraksionet e lojës.

Dyshja Anthony Davies – LeBron James mbetën në hije përballë sportistit të Portland Trail Blazers, Damian Lillard, i cili ishte edhe më i miri i ndeshjes me 34 pikë të shënuara, 5 topa të rikuperuar dhe 5 asiste.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...