Connect with us

Hi, what are you looking for?

Basketboll

NBA – Play Off/ LeBron James fenomenal, Lakers bëhen skuadra e parë finaliste

Los Angeles Lakers është skuadra e parë finaliste në NBA, pasi ia doli të fitojë edhe ndeshjen e pestë përballë Denver Nuggets, duke u kualifikuar me rezultatin e përgjithshëm 4-1.

Në “AdventHealth Arena” të Orlandos, skuadra kaliforniane zhvilloi një sfidë mjaft të mirë, e udhëhequr nga një LeBron James në formë të jashtëzakonshme, ndërsa Denver u përpoq të rihapë llogaritë por më kot.

Takimi nisi më mirë për Los Angeles, që fitoi fraksionin e parë me tre pikë diferencë, ndërsa në të dytin e çoi në 10 pikë shkëputjen nga Denver. Këta të fundit reaguan mirë në fraksionin e tretë dhe rikuperuan 7 pikë, por Lakers u shfaqën dominues edhe në pjesën e fundit, duke fituar me meritë gjithë takimin me shifrat 117-107.

LeBron James ishte protagonist i padiskutueshëm i i Lakers dhe më i miri i ndeshjes, pasi shënoi 38 pikë, rikuperoi 16 topa dhe dha 10 asiste, ndërsa paraqitje të mirë bëri edhe Anthony Davies me 25 pikë, 5 rikuperime dhe 3 asiste.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...