Connect with us

Hi, what are you looking for?

Basketboll

NBA – Play Off/ Memphis rikthen baraspeshën, Denver dyfishon epërsinë

NBA - Play Off
NBA - Play Off

Në play off-in e NBA, mungesat e yjeve Ja Morant dhe Giannis Antetokounmpo nuk i bënë dëm Memphis Grizzlies dhe Milwaukee Bucks. Të dyja skuadrat gjetën të tjerë liderë për t’i fituar sfidat respektive duke barazuar seritë 1-1.

MEMPHIS GRIZZLIES-LOS ANGELES LAKERS 103-93 (1-1)

Për të përballuar mungesën e Ja Morant, për shkak të një problemi në kyçin e dorës së djathtë, Memphis Grzillies çuan në numra dyshifrorë pikësh të gjithë pesëshen duke fituar 103-93 përballë Lakers duke e barazuar kështu serinë 1-1. Ndeshja ishte me drejtim unik që nga fillimi, me të zotët e shtëpisë që krijuan një avantazh të rëndësishëm duke e mbyllur 15 pikë përpara gjysmën e ndeshjes, duke u kufizuar për të menaxhuar pastaj në pjesën e dytë.

Los Angeles Lakers nuk arritën të shkurtonin distancën më shumë se 6 pikë, duke pësuar një humbje pavarësisht paraqitjes së LeBron James. Kryepikëshënuesi i NBA shënoi 28 pikë, duke koleksionuar edhe 12 rikuperime. E ndihmoi mirë Hachimura me 10 pikë por jo Anthony Davis që gaboi shumë duke e mbyllur me vetëm 12 pikë. Lakers kthehen tani në Los Angeles ku do të kërkojnë të shfrytëzojnë faktorin fushë, ndërsa te Memphis buzëqeshin për një paraqitje të madhe prej skuadre të vërtetë. Realizuesi më i mirë për ta ishte Xavier Tillman me 22 pikë dhe 13 rikuperime, i ndjekur nga Jaren Jackson Jr, me 18 pikë dhe Bane me 17.

MILWAUKEE BUCKS-MIAMI HEAT 138-122 (1-1)

Problemet në shpinë privonin Milwaukee Bucks nga Giannis Antetokounmpo, por skuadra e klasifikuar si e para në Konferencën e Lindjes dha spektakël duke fituar me rezultatin 138-122 ndaj Miam Heat për të barazuar serinë 1-1. Momenti deçiziv i ndeshjes erdhi në periodën e katërt, të dominuar nga të zotët e shtëpisë me një rezultat të pjesshëm 46-27 që ju dhuroi atyre një avantazh prej 26 pikësh. Hendeku u rrit më tej në periodën e tretë, duke shkuar deri në 33 pikë, duke e bërë të padobishëm reagimin e Heat në periodën e katërt të cilën skuadra nga Miami e fitoi 37-20.

Heat që tani do të kthehen për ti luajtur dy ndeshjet e radhës në shtëpi, u mundën edhe pse çuan 6 lojtarë në numër dyshifror pikësh me më të mirët që ishin Butler me 25 pikë dhe Adebayo me 18. Janë 7 ndërkohë lojtarët me më shumë se 10 pikë në organikën e Milwaukee Bucks, që gjetën lider të rinj, pasi Brook Lopez dhe Jrue Holiday e mbyllin respektivisht me 25 dhe 24 pikë ndërsa Connagughjton shënoi 22 e Ingles 17 duke qenë mjaft mirë edhe në goditjet për tre.

DENVER NUGGETS-MINNESOTA TIMBERWOLVES 122-113 (2-0)

Fluturojnë në 2-0 Denver Nuggets në një ndeshje të jashtëzakonisht të luftuar e plot episode ndaj Minnesotas të cilën e fituan 122-113. Ndodhën nga të tëra në përballjen mes skuadrave që e mbyllën sezonin në skajet e klasifikimit në konferencën e Perëndimit. Denver dominoi pjesën e parë duke e mbyllur me një avantazh prej 15 pikësh, çka i bënte të ndiheshin në kontrollin e plotë të takimit. Një skenar ky që la hapësirë për rikuperimin e bujshëm të Timberwoles, që në një periodë të tretë të cilën e fituan 40-27 ja dolën të merrnin avantazhin prej 2 pikësh. Kishte nevojë për një finale të madhe nga Jokic me shokë, që Denver të evitonte një disfatë sensacionale duke e riçuar sfidën në binarët e duhur, deri në fitoren 122-113.

Ndeshja ishte speciale për Jamal Murray që dhuroi një paraqitje prej ylli duke demonstruar se e ka marrë veten nga problemet fizike që e kishin penalizuar për më shumë se një vit. Lideri i Nuggets e mbylli me 40 pikë të shënuara duke vënë siglën e tij në finalen e madhe të ndeshjes. U ndal në kuotën e 27 pikëve Nikola Jokic që e mbylli edhe me 9 rikuperime e po kaq asiste. Në skuadrën e Minessotës bëri gjithçka Anthony Edwards, por 41 pikët e tij, dhe 19 të Gobert nuk mjaftuan për të evituar disfatën.

Lajme të tjera

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...