Connect with us

Hi, what are you looking for?

Basketboll

NBA-Play Off/ Milwaukee fiton edhe përballjen e dytë ndaj Toronto Raptors

Milwaukee Bucks rriti epërsinë ndaj Toronto Raptors, duke fituar edhe sfidën e dytë mes tyre, të zhvilluar sërish në “Fiserv Forum”, me rezultatin 125-103.

Të udhëhequr nga greku Antetokounmpo, i cili realizoi 30 pikë, 5 asiste dhe 17 rikuperime, Bucks dominuan bindshëm që në fraksionin e parë, të cilin e fituan me rezultatin e thellë 35-21.

Mjaft e mirë ishte performanca e vendasve edhe në fraksionin e dytë dhe të katërt, ndërsa miqtë nga Kanadaja u zgjuan vetën në pjesën e tretë, por kjo nuk mjaftoi që të shmangnin humbjen.

Bucks shfrytëzuan maksimalisht faktin që dy sfidat e para i patën në shtëpi, për të marrë revanshin 2-0 në këtë gjysmëfinale, ndërsa Raptors do të presin dy sfidat e radhës në “Nova Scotia Bank” të Torontos, për të synuar kthimin e situatës në favor.

Shpresëdhënës për kanadezët është forma e mirë e Kawhi Leonard, i cili edhe mbrëmjen e djeshme në Milwaukee ishte më i miri në fushë, me 31 pikë, dy asiste dhe 8 topa të rikuperuar.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...