Basketboll

NBA, Raptors barazojnë serinë, gjithçka e hapur në finalen e Lindjes!

Toronto Raptors rikthehet fuqishëm në lojë. Skuadra kanadeze mposhti lehtësisht Milwaukee Bucks në ndeshjen e 4-t finale të konferencës së Lindjes duke barazuar në 2-2 serinë dhe duke lënë gjithçka të hapur përsa i përket çështjes së kualifikimit. Ishte një fitore shumë e thjeshtë e Raptors me rezultatin 120-102, në një sfidë ku Bucks rezistuan vetëm në periodën e parë sepse më pas ndeshja nuk kishte aspak histori.  Në fakt dy pikëshënuesit më të mirë të takimit ishin dy yjet e Milwaukee-t Khris Middelton me 30 pikë 7 asiste e 6 rebound dhe Giannis Antetokounmpo me 25 pikë 5 asiste dhe 10 rebound, por gjithsesi diferencën e bëri loja në grup e Torontos, pasi plot 6 basketbollistë të Raptors arritën një kuotë pikësh me dy shifra.

Më i miri për vendasit ishte Kyle Lowry i cili koleksionoi në total 25 pikë 6 asiste e 5 rikuperime poshtë tabelës, ndërkohë që Kawhi Leonard u mjaftua vetëm me 19 pikë në total. Tashmë seria e finaleve të Lindjes do të zhvendoset në Wisconsin aty ku Bucks janë favoritë për të fituar ndeshjen e 5-të, por duke parë formën e Raptors në dy takimet e fundit asgjë nuk është e sigurtë. Megjithatë një gjë duhet e pranuar që nga e gjitha kjo situatë në finalen e Lindjes që rrezikon të shkojë deri në ndeshjen 7-të, përfiton Golden State Warriors që në finalen e madhe do të jetë më freskët dhe do të shfrytëzojë eksperiencën e basketbollsitëve të saj për të fituar një tjetër titull kampion.

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency