Connect with us

Hi, what are you looking for?

Basketboll

NBA, Raptors dhurojnë spektakël, Houstonit nuk i mjaftuan 38 pikët e Hardenit

Toronto Raptors tregon muskujt ndaj Houston Rockets brenda në “Toyota Center”, duke i shkaktuar një humbje të rëndë James Hardenit me shokë, 113 – 129. Të dyja skuadrat i kushtuan më shumë rëndësi fazës sulmuese, duke dhuruar spektakël për të pranishmit. James Harden shënoi shifra stratosferike (38 pikë, 11 asist dhe 6 topa të kontrolluar në tabelë), por që nuk mjaftuan për të siguruar fitoren e 12-të në sezonin e rregullt. E pabesueshme ajo që ndodhi në periodën e dytë, me skuadrëm e Mike D’Antonit që u ndëshkua me plot 45 pikë. Për kanadezët spikati DeRozan, i cili shënoi 27 pikë, 5 asist dhe 6 rikuperime.

Nuk di të ndalet Boston Celtics, që siguroi fitoren e 13 në sezonin e rregullt ndaj Brooklyn Nets 102 – 109, duke blinduar kryesimin në Konferencën e Lindjes. Kyrie Irving, që u rikthye me maskë mbrojtëse në parektin e “Barclays Center”, për shkak të një frakture në fytyrë, ishte më i miri në këtë përballje me 25 pikë, 5 asist dhe 3 rikuperime, ndërsa Marc Morris shtoi edhe 20 pikë  të tjera për Celtics.

Vazhdon forma e dobët e Dallas Mavericks, që u mposht 91 – 97 nga San Antonio Spurs. Aldridge, i cili ka lindur në Dallas, shfaqi formën e tij më të mirë sezonale, duke shënuar 32 pikë, dhënë 4 asist dhe kontrolluar 5 topa për Spurs-at. Mavericks e humbën kryesimin në fund të pjesës së parë, pa mundur që ta kthenin rezultatin, edhe pse kishin mbështetjet e publikut vendas.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...