Connect with us

Hi, what are you looking for?

Basketboll

NBA/Raptors fitojnë të parën ndaj Warriors, shkëlqen dyshja Siakam-Leonard

Fitore e madhe e Toronto Raptors 118-109 ndaj Golden State Warriors në ndeshjen e parë të serisë finale të NBA. Skuadra kakadeze, që për herë të parë lufton për trofenë e rëndësishëm, e nis me këmbën e mbarë ndaj ekipit që ka dominuar në basketbollin amerikan në vitet e fundit.

Në “Scotiabank Arena”  të Torontos, skuadra e drejtuar nga Nick Nurse zhvilloi një ndeshje shumë të kujdesshme, duke qëndruar thuasje gjatë gjithë kohës në epërsi, por pa mundur gjithsesi të krijonte një shkëputje të ndjeshme. Pak para se të mbyllej pjesa e parë, tabela elektronike shënonte 40-41, megjithatë reagimi i Raptors ishte i shpejtë, me periodën e dytë që u mbyll me +10 pikë, 59-49.

Gjatë pjesës së dytë Toronto, e shtyrë edhe nga publiku, nuk u dha mundësi kampionëve në fuqi të NBA të përbysnin shifrat, duke triumfuar në fund me 9 pikë diferencë.

Sthephen Curry rezultoi basketbollisti më statistikat më të mira: 34 pikë, 5 asiste dhe 5 rikuperime, por në këtë përballje të parë finale morën më shumë vlerë 32 pikët, 5 asistet dhe 8 rikuperimet e Siakam, ndërsa Kawhi Leonard dha ndihmën e tij me 23 pikë. Duhet theksuar se në radhët e Golden State u ndje mungesa e Kevin Durant, që vazhdon të qëndrojë në infermieri për arsye dëmtimi.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...