Connect with us

Hi, what are you looking for?

Basketboll

NBA/Reagojnë Warriors, Harden udhëheq Rockets, Bucks “fundosin” Lakers

Golden State Warriors iu përgjigjën menjëherë Denver Nuggets (fituan një ditë më parë në parketin e Bostonit), duke triumfuar 117-107 ndaj Minnesota Timberwolves. I papërmbajtshëm në këtë takim Stephen Curry, që realizoi në total 36 pikë, duke qenë i saktë në 8 nga 14 tentativat për tre. U mundua me të gjithë mënyrat të udhëhiqte T’Wolves drejt suksesit Karl-Anthony Towns, por 26 pikët dhe 21 “rebound” e të tij nuk mjaftuan për të shmangur humbjen.

Duke qëndruar në Konferencën e Perëndimit, konfirmohen në vendin e tretë Houston Rockets, që iu imponuan 105-121 Atlanta Hawks. I afrohet shumë “triple-double” James Harden, që e mbylli takimin me 31 pikë, 10 asiste dhe 8 topa të kontrolluar poshtë koshit, ndërsa Clint Capela u shfaq gjithashtu vendimtar me 26 pikë dhe 11 “rebound”. Harden shkruan historinë e NBA-së, pasi bëhet basktbollisti i parë që shënon mbi 30 pikë ndaj të gjitha ekipeve rivale (29) brenda një sezoni.

Në Lindje Milwaukee Bucks u rikthyen te fitorja, pavarësisht mungesës së Giannis Antetokounmpo për një problem në kavilje. Skuadra më e mirë e sezonit të rregullt mposhti 115-101 Los Angeles Lakers, që gjithashtu nuk kishin në përbërje LeBron James për arsye dëmtimi. Ne radhët e Bucks realizoi “double-double” Middleton: 30 pikë e 10 “rebound”, ndërsa për Lakers më i miri rezultoi Kentavious Caldwell-Pope, që e mbylli përballjen me plot 35 pikë.

I papërmbajtshëm D’Angelo Russell në fitoren 121-123 të Brooklyn në shtëpinë e Sacramento Kings, duke shënuar 22 pikë dhe dhënë 12 asiste. Një përmbysje e çmendur e Nets (me e mira në historinë e skuadrës), që nga disavantazhi 103-78 shënuan një rezultat të pjesësh 18-45 në periodën e fundit, për triumfuar në fund me 2 pikë diferencë falë koshit të Rondae Hollis-Jefferson në sekondën e fundit.

Në dy takimet e tjera Charlotte Hornets  u mposhtën nga Philadelphia 76ers 114-118, falë 28 pikëve të Ben Simmons dhe thuajse “triple-double” i JJ Redick (27 pikë, 8 asiste dhe 10 “rebound”), ndërsa në fitoren 115-109 të Los Angeles Clippers ndaj Indiana Pacers spikati italiani Danilo Gallinari me 24 pikë.

 

Rezultatet:

Charlotte Hornets – Philadelphia 76ers 114-118

Atlanta Hawks – Houston Rockets 105-121

Milwaukee Bucks – Los Angeles Lakers 115-101

Minnesota Timberwolves – Golden State Warriors 107-117

Sacramento Kings – Brooklyn Nets 121-123

Los Angeles Clippers – Indiana Pacers 115-109

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...