Basketboll

NBA, rikthehen te fitorja Warriors e Celtics, nuk përmbahen Lakers e Raptors

Pas 2 humbjeve radhazi, Golden State Warriors rikthehet te fitorja në NBA. Kampionët në fuqi mposhtën pa vështirësi skuadrën më të dobët të këtij sezoni në Konferencën e Perëndimit, pikërisht Dallas Mavericks. Në Oracle Arena, vendasit hasën në rezistencën e miqëve nga Teksasi vetëm në periodën e parë e cila u mbyll me një avantazh prej 10 pikësh në favor të Dallas-it sepse më pas sfida u dominua nga Ëarriors që triumfuan në fund me shifrat e thella 121-103. Me presionin e Houston Rockets nga pas, Golden State nuk mund të gabonte tre herë rradhazi dhe falë lojës së mirë të tre yjeve të saj Durant-Curry-Thompson mori një fitore shumë të rëndësishme që e mban në vendin e parë në Konferencën e Perëndimit. U rikthye te fitorja edhe Boston Celtics që mposhti në kryeqytet Washington Wizards pas kohës shtesë me rezultatin 110-104. Për të regjistruar fitoren e 40-të në këtë sezon, skuadra më e titulluar e NBA, iu fal “magjistarit” të saj Kyrie Iriving autori 28 pikëve, 7 prej tyre shumë deçizive pasi i realizoi në 5 minutat e shtesës. Nuk ndalen më Los Angeles Lakers. Kalifornianët përfituan nga dy mungesat e rëndësishme të Rusell Westbrook dhe Carmelo Anthony-it për të mposhtur lehtësisht në Staples Center, Oklahoma City Thunder me shifrat 106-81. Kjo ishte fitorja e 4-t radhazi për Lakers që me afrimin edhe të Isaiah Thomas i cili ende se ka bërë debutimin kanë nisur të ëndërrojmë se kualifikimi në play-off nuk është më një mision i pamundur. Caldëell-Pope me 20 pikë, Ingram me 19 dhe Randle me 17 ishin tre basketbollistët më efikasë mbi parket për skuadrën e trajnerit Luke Walton. Buzëqesh edhe Toronto Raptors. Kanadezët vijuan momentin e shkëlqyer pasi koleksionuan gjithashtu fitoren e 4-t rresht. Në Air Canada Center, New York Knicks pa yllin e saj Kristaps Porzingis i dëmtuar rëndë, u dorëzua pa kushte me rezultatin 113-88. Lituanezi Junas Valanciunas me 18 pikë 10 rikuperime dhe 2 asiste ishte më i miri për Raptors.

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency