Connect with us

Hi, what are you looking for?

Basketboll

NBA/Rockets “asfaltojnë” Warriors, Nuggets deklasojnë Hawks, “ok” dhe Clippers

Pas lajmit të papritur se Carmelo Anthony nuk do të luajë më me Houstonin, pas vetëm 13 ndeshjesh, Rockets iu kundërpërgjigjën kritikave në fushë, duke marrë një fitore të madhe 107-86 përballë kampionëve në fuqi të NBA, Golden State Warriors. Vetë rezultati tregon për supermacinë, të paktën në këtë përballje, të skuadrës teksane.  Të udhëhequr nga James Harden, që rezultoi më i miri mbi parket me 27 pikë, Rockets qëndruan gjatë gjithë kohës në kryesim, duke fituar tre nga katër periodat, ndërsa e dyta përfundoi në barazim 22-22. Një ndeshje për t’u harruar nga Warriors, që pa Stephen Curry-n, që është i dëmtuar, janë kthyer në një skuadër më se normale. Vetëm Kevin Durant tregoi cilësi te kampionët e NBA, me 20 pikë, dështoi të shënonte qoftë një pikë Green, ndërsa Thompos u ndal në 10 pikë.

Diferencat ishin të mëdha në takimin mes Denver Nuggets dhe Atlanta Hawks, që përfundoi me fitoren e thellë të vendësve 138-93, që i kthehen suksesit pas tri humbjeve radhazi, ndërsa për Hawks kjo ishte disfata e 12-të sezonale, çka relfektohet me vendin e parafundit në Konfernecën e Lindjes, duke lënë pas vetëm Cleveland Cavaliers. Ishin plot 7 basketbollistë të Nuggets që arritën të shënonin mbi 10 pikë: Hernangomez (25), Millsap (18), Beasley (15), Harris (18), Lyles (14), Murray (14) dhe Jokic (12).

Los Angeles Clippers vuajtën jo pak për të mposhtur 117-111 San Antonio Spurs në “Staples Center”, ku kalifornianët zhvilluan një ndeshje të kujdesshme. Përcaktues trepikëshi i realizuar nga Lou Williams, kur takimi sapo ishte barazuar 107-107 nga Spurs. Paraqitje shumë e mirë e DeRozan, me 34 pikë, 5 asiste dhe 6 topa të kontrolluar poshtë koshit, por ish-lojtari i Toronto Raptors nuk pati ndihmën e mjaftueshme të shokëve të skuadrës për të marrë fitoren.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...