Connect with us

Hi, what are you looking for?

Basketboll

NBA, Rockets fitojnë derbin teksan me Spurs, “ok” dhe Thunder

Houston Rockets' James Harden, center, shoots as San Antonio Spurs' Derrick White, bottom, defends during the second half of an NBA basketball game Monday, March 12, 2018, in Houston. (AP Photo/David J. Phillip)

Hoston Rockets, skuadra më e mirë e sezonit të rregullt në NBA triumfoi 109 – 93 në derbin teksan me San Antonio Spurs, me skuadrën që drejtohet nga Greg Popovich e cila rrezikon seriozisht renditjen në zonën play off pas tri humbjeve radhazi. James Harden, rikthehet në superformë pas mungesës ndaj Dallasit për arsye dëmtimi. “Mjekrroshi” shënoi 28 pikë, dha 6 asiste dhe kontrolloi 6 topa poshtë koshit, duke rezultuar baketbollisti me statistikat më të mira të sfidës.
Siguron fitoren e tretë radhazi Oklahoma City Thunder, që kaloi 106 – 101 Sacramento Kings brenda në “Chesapeake Energy Arena”, ku Russell Westbrook realizoi “triple double” e radhës: 17 pikë, 11 asiste dhe 10 rikuperime. Shënuesit më të mirë ishin Carmelo Anthony dhe Paul George me nga 21 pikë.
Milwaukee Bucks hedh një tjetër hap të rëndësishëm për të siguruar zonën play off, pasi mposhti 103 – 121 Memphis Grizzlies në transfertë. Middleton dhe Antetokoumpu ishin inspiruesit e fitores se Bucks, duke shënuar respektivisht 24 dhe 21 pikë.

Nuk ndalet Portland Trail Blazers, që i shkaktoi humbjen e 32-të sezonale Miami Heat 115 – 99. Skenën në “Moda Center” e rrëmbeu Damian Lillard me 32 pikë, 10 asiste dhe 5 rikuperime, ndërsa boshnjaku Nurkic spikati me 27 pikë dhe 16 topa të kontrolluar poshtë koshit. Për skuadrën nga Florida Dragic ishte më i miri me vetëm 23 pikë.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...