Connect with us

Hi, what are you looking for?

Basketboll

NBA, Rockets fitojnë edhe pa Harden, mposhten Warriors dhe Cavs

Houston Rockets forward PJ Tucker, bottom, and Chicago Bulls forward Lauri Markkanen vie for the ball during the second half of an NBA basketball game Tuesday, March 27, 2018, in Houston. Houston won 118-86. (AP Photo/Eric Christian Smith)

Houston Rockets dominon edhe pa James Harden. Kryesuesit e Konferencës së Perëndimit në NBA shkatërruan me 32 pikë diferencë, 118 – 86 Chicago Bulls, duke siguruar fitoren e 61-të sezonale. Në “Toyota Center” skenën e rrëmbeu Eric Gordon me 31 pikë, ndërsa 5 basketbollistë të tjerë vendas realizuan më shumë se 10 pikë. U mundua të mbante të lartë ritmin e Bulllsave finlandezi Markkanen me 21 pikë.

Tjetër ndeshje e dobët e Golden State Warriors, që u dorëzua 81 – 92 ndaj Indiana Pacers. Një rezultat deri diku i parashikueshëm, pasi kampionët në fuqi nuk kishin në dispozicion për arsye dëmtimi “yjet” e skuadrës, Curry, Durant, Thompson e Green.

Ndërkohë në Lindje rikthehet te fitorja Toronto Raptors, që mposhti me vështirësi Denver Nuggets 114 – 110. Jokic e Milsap, respektivisht me 29 dhe 20 pikë,  mbajtën në garë Nuggets deri në minutat e fundit, por diferenca u bë nga stoli i Raptors, teksa 7 basketbollistë vendas realizuan më shumë se 10 pikë.

Cleveland Cavaliers, tashmë i blinduar në vendin e tretë në Lindje, u shfaq nën ritmin e zakonshëm në përballjen me Miami Heat, që fitoi 98 – 79 në “American Airlines Arena”. Vetëm 18 pikë për LeBron James, ndërsa kanadezi Olynyk realizoi 19 pikë për ekipin nga Florida.

Fitore edhe për Washingon Wizards 116 – 106 ndaj Indiana Pacers, skuadrës së pestë të kualifikuar në play off në Lindje.

Për New Orlenas Pelicans nuk mjaftuan 37 pikët edhe 14 rikuperimet Anthony Davis për të mposhtur Portland Trail Blazers. Rezultati përfundimtar ishte 103 – 107, ku meritë kryesorë në radhët e Blazers shkon për Damian Lillard, që e mbylli takimin me 41 pikë, 6 asiste dhe 9 rikuperime.

Në dy takimet e fundit Sacramento Kings u mposht 97-103 nga Dallas Mavericks, ndërsa Los Angeles Clippers iu imponua 105-98 Milwaukee Bucks.

 

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...