Basketboll

NBA, Rockets ndalin hovin e Celtics, “thyhen” Oklahoma dhe Clippers!

Pas 7 fitoresh radhazi Boston Celtics dorëzohet në transfertën e Toyota Center ndaj Houston Rockets. Skuadra teksane u rikthye te fitorja falë suksesit 106-105 në një ndeshje të luajtur më mirë nga Houston që e dominoi takimin dhe në fund regjistroi suksesin e 34-t sezonal. James Harden me 42 pikë 8 rebound dhe 7 asiste dhe Russell Westbrook me 36 pikë, 10 rikuperime poshtë tabelës dhe 5 asiste ishin dy basketbollistët më të mirë mbi parket për Rockets. Boston Celtics në krahun tjetër pësoi humbjen e 16-të sezonale. Pas një ecurie negative prej 5 humbjesh rresht, San Antonio Spurs u rikthye te fitorja në Nba pasi triumfoi në Chesapeake Energy Arena ndaj Oklahoma City Thunder. Një sukses 114-106 në transfertë për skuadrën nga Teksasi që iu fal lojës së mirë të Aldrige dhe Murray që sëbashku realizuan 50 pikë ndërsa LaMarcus Aldridge spikati edhe me 14 rebound. Te Oklahoma 31 pikët e Chris Paul ishin të pamjaftueshme për të evituar humbjen e City Thunder që pësoi humbjen e 22-të në 54 ndeshje. Vazhdon ulje-ngritjet Los Angeles Clippers që u mposht në transfertën e Wells Fargo Center nga Philadelphia 76ers me shifrat 110-103. Kawhi Leonard kontribuoi me 30 pikë 4 rebound dhe 9 asiste por që nuk mjaftuan për të evituar humbjen. Regjistroi suksesin e 3-të rresht ndërkohë New Orleans Pelicans që mposhti me shifrat 138-117 Portland Trail Blazzers. Williamson me 31 pikë ishte heroi i padisktueshëm i Pelicans që tashmë ka rritur shanset për të kapur fazën play-off.

 

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency