Connect with us

Hi, what are you looking for?

Basketboll

NBA/Rockets të pandalshëm me Harden, sukses edhe për Celtics e Bucks

Në mbrëmjen që mbylli raundin e dytë të ndeshjeve të serisë play off në NBA, Milwaukee, Houstoni e Bostoni e shfrytëzuan më së miri faktorin fushë, duke korrur fitoret e dyta.

Spektakolare përmbysja e rezultatin nga Boston Celtics, që fituan 99-91 ndaj Indiana Pacers, edhe pse u gjendën -12 pikë në fillim të periodës së fundit. Protagonisti absolut i mbrëmjes ishte Kyrie Irving me 37 pikë në total, por vendimtar në skuadrën e drejtuar nga Brad Stevens rezultoi Jayson Tatum me 26 pikë, ndërsa për miqtë nuk mjaftuan 23 pikët e Bojan Bogdanovicit për të barazuar serinë.

Zhvilluan një ndeshje pozitive Detroit Pistons në parketin e Milwaukee Bucks, por e kishin të pamundur të shmangnin humbjen përballë skuadrës më të mirë të sezonit të rregullt. Të udhëhequr nga Eric Bledsoe (27 pikë), Giannis Antetokounmpo (26 pikë e 12 “rebound”) e Khris Middleton (24 pikë), Bucks fituan me rezultatin 120-99. Pas një pjesë të parë të ekuilibruar, diferenca u bë në periodën e tretë me një rezultat të pjesshëm 35-17 falë klasit të Antetokounmpos e Middleton, ndërsa në periodën e fundit vendasit thjesht manaxhuan epërsinë.

Asnjë problem për Houston Rockets, që fituan edhe të dytën përballë Utah Jazz me 20 pikë diferencë, 118-98, ku peshën më të madhe të këtij suksesi e mbajti James Harden me “triple-double”: 32 pikë, 10 asiste dhe 13 “rebound”, ndërsa Chris Paul dhe Eric Gordon realizuan respektivisht 17 dhe 16 pikë. Formacioni i Mike D’Antoni u shkëput që në periodën e parë, të cilën e fitoi thellë 39-19, duke mos u lënë më asnjë hapësirë kundërshtarëve që të shpresonin në ndonjë mrekulli. Ndeshjet e radhës zhvendosen ne fushën e Jazz.

 

Rezulatet:

Houston Rockets – Utah Jazz 118-98

Milwaukee Bucks – Detroit Pistons 120-99

Boston Celtics – Indiana Pacers 99-91

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...