Connect with us

Hi, what are you looking for?

Basketboll

NBA, San Antonio fiton derbin teksan, buzëqeshin Milwaukee e Denver!

DALLAS, TX - MARCH 12: Jakob Poeltl #25 of the San Antonio Spurs goes to the basket against the Dallas Mavericks on March 12, 2019 at the American Airlines Center in Dallas, Texas. NOTE TO USER: User expressly acknowledges and agrees that, by downloading and/or using this photograph, user is consenting to the terms and conditions of the Getty Images License Agreement. Mandatory Copyright Notice: Copyright 2019 NBAE (Photo by Glenn James/NBAE via Getty Images)

San Antonio Spurs është rikthyer fuqishëm. Vijon forma e shkëlqyer e skuadrës së Gregg Popovich që fitoi edhe derbin teksan përballë Dallas Mavericks me rezultatin 112-105 brenda në American Airlines Center. Kjo ishte fitorja e 6-të radhazi për Spurs-at që synojnë të sigurojnë sa më shpejtë kualifikimin në play-off ndërsa aktualisht pozicionohen të 6-t në Perëndim.  Një fitore nën shenjën e dyshes DeRozan-Aldrige. I pari realizoi 33 pikë ndërsa Aldridge u mjaftua me 28 pikë, ndërsa pikëshënuesi më i mirë ishte Jaled Brunson i Dallas të pamjaftueshme gjithsesi për të evituar humbjen e 11-të në 12 ndeshjet e fundit të Mavericks të cilët po përjetojnë një krizë të thellë dhe ky sezon duhet harruar sa më shpejtë.

U rikthye menjëherë te fitorja Milwaukee Bucks që regjistroi suksesin e 51-të sezonal pasi kaloi në transfertë Neë Orleans Pelicans me rezultatin e thellë 130-113. Një tjetër provë force e Giannis Antetokounmpo me shokë me Bucks që kanë hedhur tashmë kandidaturën jo vetëm për titullin në Lindje por edhe për unazën e kampionit në NBA. Antetokounmpo me 24 pikë dhe Middelton me 23 ishin dy pikëshënuesit më të mirë mbi parket për Milaëaukee-n.

Nuk lëshon terren në Perëndim, Denver Nuggets. Skuadra nga Colorado arriti një tjetër sukses me peshë pasi mposhti në Pepsi Center me rezultatin e thellë 133-107 Minnesota Timberwolves në një ndeshje të dominuar nga vendasit, ku spikatën Murray me 30 pikë dhe Millsap me 23, me Denverin që mbajti gjallë shpresat për vendin e parë në Perëndim, pasi ka vetëm një humbje më shumë se Golden State. Te Minnesota ndërkohë më i miri mbi parket ishe Karl Anthony-Toëns, autor i 34 pikëve.

Pas 5 humbjesh rresht u rikthye më në fund te fitorja Los Angeles Lakers që triumfoi në transfertën e Ilinois ndaj Chicago Bulls me rezultatin 123-107 për meritë të LeBron James i cili koleksionoi në total 36 pikë 4 asiste dhe 10 rikuperime, gjithsesi edhe pas këtij suksesi shanset e Lakers për të shkuar në play-off janë të papërfillshme.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...