3 nga 3. Brooklyn Nets është në superformë pasi triumfoi edhe në sfidën e 3-t parasezonale. Skuadra njujorkeze shpartalloi sërish në derbi New York Knicks këtë herë me një rezultat akoma më të thellë. 117-83 në favor të Brooklyn ishte rezultati i sfidës me Knicks që po e ndiejnë jo pak largimin e yllit të skuadrës Carmelo Anthony te Oklahoma City Thunder. Shumë pak pikë në Staples Center, por Los Angeles Lakers pas dy humbjesh regjistroi fitoren e parë pasi mposhti në derbin kalifornian Sacramento Kings me rezultatin e ngushtë 75-69. Në United Center të Ilinois-it, spikati New Orleans Pelicans që mposhti Chicagon vendase me rezultatin 108-95.
