Connect with us

Hi, what are you looking for?

Basketboll

NBA/Shkëlqen Leonard, por në fund gëzojnë Warriors

Çfarë dueli mes Golden State Warriors dhe Toronto Rapotors në finalen e madhe të NBA! Në përballjen e dytë të zhvilluar në “Scotiabank Arena” të Torontos, kampionët në fuqi arritën të triumfonin me vështirësi 104-109, duke barazuar serinë 1-1, çka u jep avantazh për dy takimet e radhës që do të zhvillohen në Oakland.

Skuadra e drejtuar nga Steve Kerr ia doli përballë kampionëve të Lindjes edhe pa Kevin Durant, që vazhdon të qëndrojë në infermieri, por shqetësuese mbetet gjendja fizike e Klay Thompson, që u largua nga parketi me probleme në bicepsin femoral.

Raptors e nisën mirë takimin, duke kryesuar madje deri +12 pikë në mesin e periodës së dytë, por edhe në këtë rast diferencën e bëri përgatitja psikologjike e kampionëve në fuqi, që arritën të kthenin lojën në krahun e tyre dhe falë një trepikëshi të Iguodalas 6 sekonda para rënies së sirenës, që e çoi rezultatin 104-109, shuan shpresat e vendësve për të marrë fitoren e dytë në shtëpi.

Spikati për Raptors edhe në këtë takim Kawhi Leonard me 34 pikë, 3 asiste dhe 14 rikuperime, fatkeqësisht pa mundur t’i gëzohej fitores, ndërsa për Warriors më të mirët rezultuan Klay Thompson dhe Stephen Curry, respekivisht me 25 dhe 23 pikë.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...