Connect with us

Hi, what are you looking for?

Basketboll

NBA, shkëlqen Kemba Walker, Hornets mundin në shtesë Knicks

Charlotte Hornets – New York Knicks ishte sfida më spektakolare e mbrëmjes në NBA, e cila e përcaktoi fituesin vetëm në shtesë, ndërsa koha e rregullt u mbyll 117 – 117. Hornets triumfuan në fund 137-128, me protagonist absolut Kemba Walker, që shënoi 31 pikë në total, 11 vetëm në kohën shtesë. Në radhët e skuadrës që ka si pronar legjendën Michael Jordan vlen të veçohet edhe Dwight Howard, autor i 23 pikëve dhe 13 rikuperimeve. Walker me shokë iu desh t’i bënin mirë llogaritë me Trey Burke të Knicks, që shënoi plot 42 pikë dhe dha 12 asiste, por që nuk u mjaftuan njujorkezëve për të shmangur humbjen. Në sifdën e radhës kundër Cleveland, për Kemba Walker do të mjaftojnë 20 pikë për t’u shndërruar pikëshënuesi më i mirë në historinë e Charlotte.

Detroit Pistons fitoi 112 – 106 ndaj Los Angeles Lakers në “Little Caesars Arena”, me Reggie Jackson që u rikthye me ritëm të plotë nga dëmtimi, duke realizuar 20 pikë. Ishin plot 6 basketbollistë të Pistons kishin shifra të dyfishta, ndërsa më i miri mbi parket, edhe pse doli i mundur nga kjo përballje, ishte Randle i Lakers, me 23 pikë dhe 11 rikuperime.

Philadelphia 76ers i dha një goditje të rëndë shpresës së Denver Nuggets për zonën play off, duke fituar 123-104. Nga 20 pikë secili realizuan Embiid dhe Saric, ndërsa për Denverin spikati me 25 pikë Barton.

Minnesota Timberwolves pësoi një humbje të papritur 93-101 nga Memphis Grizzlies, megjithatë mbetet në zonën play off, duke përfituar edhe nga disfata e Nuggets. Nuk u mjaftuan vendasve 25 pikët e Teague, ndërsa Marc Gasol shënoi 20 pikë dhe rikuperoi 10 topa për Grizzlies.

Boston Celtics, skuadra e dytë në Konferencën e Lindjes, fitoi pa shumë vështirësi në parketin e Phoenix Suns 94 – 102.

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...