Connect with us

Hi, what are you looking for?

Basketboll

NBA/Spurs hakmerren ndaj Heat, Pacers befasojnë Nuggets

San Antonio Spurs hakmerren për humbjen e pak ditëve më parë duke fituar ndaj Miami Heat në “AT&T Center” me rezultatin final 107-102. Një sfidë shumë e luftuar gjatë gjithë 48 minutat e lojës, me miqtë që prekën një avantazh me shifra të dyfishta pikësh në periodën e parë (deri +11 pikë), por teksanët reaguan në kohë duke marrë epërsinë, edhe pse të lehtë, në fund të periodës së dytë.

Të dyja skuadrat ishin kokë më kokë me pikë deri në sprintin final, kur Spurs-at u treguan më të saktë, duke fituan në fund me 5 pikë diferencë.

Në radhët e të zotëve të shtëpisë spikatën LaMarcus Aldridge (21 pikë), DeMar DeRozan (20 pikë, 9 “rebound” e 9 asiste) e Patty Mills (18 pikë). Për skuadrën nga Florida nuk mjaftoi “double double” i Bam Adebayo, autor i 21 pikëve dhe 16 rikuperimeve.

Fitore në transfertë për Indina Pacers, që iu imponuan Denver Nuggets me rezultatin 107-115. Vendimtar rezultati në periodën e katër, me miqtë që shënuan plot 41 pikë, duke siguruar një sukses që i afron edhe më shumë me vendin e katërt në Perëndim.

30 pikë dhe 10 “rebound” ishin statistikat e Jokicit, por më shumë vlerë morën 24 pikët e Doug McDermott, 24 prej të cilave i shënoi në periodën e fundit. Ndihmëse të madhe në suksesin e Pacers dha edhe Domantas Sabonis, që realizoi “triple double” e parë në karrierë: 22 pikë, 15 “rebound” dhe 10 asiste. E mbyllën ndeshjen në kuotën e 22 pikëve edhe T.J. Warren dhe Malcolm Brogdon.

 

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...