Connect with us

Hi, what are you looking for?

Basketboll

NBA, Spurs mposhtin Lakers-at, Doncic fiton duelin me Jokic!

Los Angeles Lakers pëson humbjen e 3-të sezonale në NBA. Për të ndalur hovin e kampionëve në fuqi që vinin pas 4 fitoresh radhazi mendoi San Antonio Spurs që triumfoi me rezultatin 118-109 brenda në Staples Center. LaMarcus Aldridge ishte ai që mori për dore skuadrën teksane teksa koleksionoi në total 28 pikë 5 rebound dhe 3 asiste me skuadrën e Gregg Popovich që regjistroi suksesin e 4-t në 8 takime. Te Lakers spikati mbreti James me Lebron që me 27 pikë 6 rebound dhe 12 asiste ishte më i miri mbi parket për kalifornianët por pa mundur të evitojë dot humbjen e skuadrës së tij. Regjistroi fitoren e 5-të sezonale Brooklyn Nets që mposhti skuadrën më të mirë të momentit në konferencën e Lindjes, Philadeplhia 76ers me shifrat 122-109.

Në mungesë të dy yjeve të ekipit, Irving dhe Durant ishin Harris dhe LeVert që morën për dorën skuadrën nju-jorkeze duke realizuar në total 50 pikë. Një ndeshje vërtet spektakolare ishte ajo që u zhvillua në Colorado mes Denver Nuggets dhe Dallas Mavericks me skuadrën teksane që fitoi me shifrat 124-117 pas kohës shtesë. Slloveni Luka Doncic e fitoi derbin ballkanas ndaj serbit Nikola Jokic. Doncic e mbylli ndeshjen me 38 pikë 9 rebound dhe 13 asiste duke iu afruar shumë triple-double, ndërkohë që Jokic koleksionoi në total 38 pikë por edhe 11 rebound e 4 asiste.  Për Dallas kjo ishte fitorja numër 4 në 8 takime ndërkohë që Denver pësoi humbjen e 5-të në po kaq ndeshje. Buzëqeshi edhe Portland Trail Blazzers që u rikthye te fitorja falë suksesit 135-117 ndaj Minnesota Timberwolves në një sfidë ku Damian Lillard ishte thjeshtë fenomenal me 39 pikë 7 topa të rikuperuar poshtë tabelës dhe 7 pasime deçizive.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...