Basketboll

NBA/Spurs thuasje në play off, mrekullojnë Harden, Middleton dhe Embiid  

Sezoni i rregullt në NBA po i afrohet fundit dhe,pas Los Angeles Clippers edhe San Antonio Spurs hedh një hap të rëndësishëm për pjesëmarrjen në play off, duke mposhtur Cleveland Cavaliers. Në total janë 10 ekipe, 5 për çdo konferencë, që e kanë siguruar një vend mes skuadrave që do të garojnë për trofeun e kampionit.

Në mbrëmjen dedikuar festimeve për një mit si Manu Ginobili (është tërhequr përfundimisht nga basketbolli pas 16 viteve karrierë tek ekipi teksan), Spurs triumfuan 116-110 ndaj Cavaliers e tashmë duket e pamundur që Sacramento Kings t’u marrin vendin e tetë, edhe pse matematika ende ua lejon. Një sfidë më e vështirë nga ç’ishte parashikuar për San Antonion, që gjithsesi ia doli të festonte në fund falë gjuajtjeve të sakta të Rudy Gay dhe Marco Belinellit. Më i miri i ndeshjes rezultoi DeMar DeRozan  me 25 pikë.

Los Angeles Clippers nuk mund të bënin më shumë në parketin e Milwaukee Bucks, duke u pajtuar në fund me suksesin e skuadrës më të fortë të Lindjes, 128-118. Khris Middleton dhe Giannis Antetokounmpo, respektivisht me 39 dhe 34 pikë, dominuan skenën në “Fiserv Forum” të Milwaukee, ku të zotët e shtëpisë siguruan suksesin e 57-të sezonal.

Fitore neto e Houston Rockets 112—85 ndaj Denver Nuggets 112-85. Vazhdon të mrekullojë sfidë pas sfide James Harden, që këtë radhë e mbylli takim me plot 38 pikë.

Një periodë e parë me ritëm të shfrenuar u mjaftoi Philadelphia 76ers për të fituar 123–110 ndaj Brooklyn Nets. Protagonist absolit i takimit Joel Embiid me 39 pikë dhe 13 “rebound”, por dhanë kontribut të çmuar edhe  J.J. Redick (18 pikë), Ben Simmons (16 pikë) dhe Boban Marjanovic (16 pikë).

Fitore shumë e rëndësishme 115-98 e Detroit Pistons ndaj Orlando Magic, që erdhi falë 25 pikëve të Wayne Ellington, që u shtohen edhe 20 pikë e 10 “rebound” të Blake Griffin dhe 18 pikë e 18 “rebound” të Andre Drummond.

Ekuilibër i plotë në përballjen mes New Orleans Pelicans dhe Sacramento Kings, por në fund festa ishte për vendasit, që triumfuan me rezultat të ngushtë 121-118 falë lojës së mrekullueshme të Julius Randle, që realizoi “double-double”, 34 pikë e 10 “rebound”, i mbështetur fuqishëm nga Christian Wood, i cili e mbylli takimin me 25 punti.

Hyn në zonën play off në Lindje Miami Heat, që iu imponua Dallas Mavericks 105-99. Spikati për skuadrën nga Florida me “triple-double” Goran Dragic; 23 pikë 11 asiste dhe 12 “rebound”, ndërsa për Magic më i miri rezultoi i zakonshmi Luka Doncic me 19 pikë.

 

Rezultatet:

Detroit Pistons – Orlando Magic 115-98

Philadelphia Sixers – Brooklyn Nets 123-110

Miami Heat – Dallas Mavericks 105-99

New York Knicks – Toronto Raptors 92-117

Milwaukee Bucks – Los Angeles Clippers 128-118

New Orleans Pelicans – Sacramento Kings 121-118

Houston Rockets – Denver Nuggets 112-85

San Antonio Spurs – Cleveland Cavaliers 116-110

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency